Kouchner hidhëron Izraelin
Izraeli ka refuzuar sot mundësinë që shtetet tjera ta njohin shtetin palestinez, pa një marrëveshje të negociuar paqësore, pasi që Ministri i Jashtëm i Francës e përmendi një mundësi të tillë.
“Imponimi i një zgjidhje të këtillë të pjesërishme nga jashtë, bie ndesh me idenë e paqes”, deklaroi një zyrtar izraelit, i cili deshi të mbetet anonim.
“Njohja pa zgjidhjen e konfliktit vetëm sa do të hedh benzinë në zjarr. Kjo do të nxiste palestinezët që të jenë edhe më kokëfortë, duke e bërë të pamundur çfarëdo kompromisi”, shtoi ky zyrtar.
Ministri i Jashtëm i Francës, Bernard Kouchner, deklaroi gjatë fundjavës se ai mund ta paramendojë njohjen e shtetit të Palestinës, madje edhe pa përcaktimin e kufijve përfundimtar të shtetit të ri.
“Çështja me të cilën po përballemi aktualisht është krijimi i realitetit: Franca po trajnon policët dhe bizneset, të cilat po krijohen në Bregun Perëndimor. Më pas mund të paramendohet shpallja e shtetit të Palestinës dhe njohja e menjëhershme e tij nga bashkësia ndërkombëtare, madje edhe para fillimit të negociatave për kufijtë e shtetit të ri”, tha Kouchner