Marrëdhëniet SHBA-Kinë do ta tejkalojnë stuhinë
Brenda vetëm disa javësh, Kina ka kritikuar dy herë SHBA-në, pas takimit që presidenti amerikan, Barack Obama, pati me udhëheqësin shpirtëror të Tibetit, Dalai Lamën dhe pas vendimit të tij për të miratuar shitjen e armatimit Tajvanit.
Por përkundër retorikës së ashpër, disa zyrtarë amerikanë janë të mendimit se marrëdhëniet mes dy vendeve do të arrijnë të tejkalojnë këtë stuhi.
Bonnie Glaser, një ekspert për Kinë, ka theksuar se Pekini me gjasë e ka kuptuar se nuk mund të ndalë takimin e presidentit amerikan me Dalai Lamën, njeri mjaft të respektuar në radhët e bashkësisë ndërkombëtare.
“Pjesërisht, ata kanë kuptuar se reagimi emocional nacionalist ndaj shitjes së armëve Tajvanit kishte filluar të del nga kontrolli dhe se nxitja e mëtutjeshme e zjarrit nacionalist nuk i shërben interesave të Kinës, në veçanti kur bëhet fjalë për marrëdhëniet tejet të rëndësishme të Kinës me SHBA-në”, tha Glaser.
Gjatë vitit të tij të parë në pushtet, Obama ka ndërmarrë disa aksione, të cilat janë kundërshtuar nga Kina. Pekini ka pasur një qëndrim mjaft pozitiv për George Bushin, kur ai u largua nga Shtëpia e Bardhë dhe kishte shpresuar se Obama do të thellojë edhe më shumë marrëdhëniet mes dy vendeve.