E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rihapet vendkalimi kufitar Gjeorgji-Rusi



Rusia dhe Gjeorgjia kanë hedhur një tjetër hap drejt normalizimit të marrëdhënieve pasi kanë hapur kufirin tokësor rreth 2 vjet pas konfliktit ushtarak. Ky është një sinjal i qartë se Moska dhe Tbilisi synojnë të shkrijnë akujt që pas luftës së gushtit 2008. Marrëveshja dypalëshe e firmosur nga palët, u negociua nga një grup diplomatësh zviceriane.
Vendimi për rihapjen e kufitit tokësor ishte marrë që në 24 dhjetor të vitit të kaluar, por vetëm gjatë orëve të para të së hënës, u bë e mundur hapja e kufirit tokësor, i mbyllur që nga viti 2006. Vend kalimi, i quajtur në Rusi, Verkhni Lars dhe në Gjeorgji, Gola di Darial, u hap në orën 07:00 sipas orës lokale ose në orën 4 të mëngjesit sipas orës sonë. Lufta e vitit 2008 pati edhe pasoja për dy vendet, ndërsa u regjistruan
bombardime, shtëpi e spitale të shkatërruara, civilë që largoheshin nga vendbanimi, e qindra të vdekur. Lufta e gushtit në Oseti, pati një bilanc dramatik , pas bombardimit nga forcat ajrore gjeorgjiane në zonën jugore të territorit prorus. i menjehershëm ishte reagimi i moskës, e cila dërgoi tanke dhe ushtarë për të mbrotjur osetianët, duke sulmuar disa pika gjeorgjiane përreth Tskhinvali. trupat moskovite u tërhoqën tërësisht , në tetor të 2008.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›