Kozmetikë nga e gjithë bota

30/04/2005 Bukuri pa kufi. Ky është rregulli numër një i këtij sezoni. Nga vendet ekzotike vijnë produkte të reja dhe natyrale, në harmoni me natyrën dhe me organizmin. Kremra, parfume dhe sapunë, në bazë të të cilave janë substanca deri më sot shumë pak të njohura dhe të përdorura nga evropianët dhe amerikanët, por me veti të mrekullueshme. Dhe kjo, sepse bukuria ka vetëm një gjuhë universale, që nuk njeh kufij.
Protagonistja kryesore e kësaj vere do të jetë një trajtim ritual “Lulur Gerard”, që vjen nga Bali dhe është një jogurt kremoz i frutave ekzotike, një miks i jashtëzakonshëm për pastrimin dhe hidratimin e lëkurës. Në përbërje të këtij kremi është xhenxhifill (që ndihmon ajrosjen e lëkurës), speca djegës (stimulues i qarkullimit të gjakut dhe tonifikues) pluhur orizi (qetësues dhe lehtëson acarimin e lëkurës), si dhe substanca të tjera ekzotike. Kjo përzierje e re ekzotike, e çuditshme, konsiderohet si një nga kremërat më të mira për masazhin e lëkurës, që mundëson hidratimin e saj, duke riaktivizuar qarkullimin e gjakut. Një përzierje e vërtetë orientale kjo, që, përveç fytyrës, mund të aplikohet edhe në trup, duke nisur nga këmbët për të mbuluar më pas çdo cep të trupit dhe më pas për të përfunduar me një jogurt aromatizues me agrume dhe fruta tropikale. Një masazh ekzotik i mrekullueshëm, i ri dhe i plotë, që rigjallëron organizmin, përmirëson butësinë e lëkurës, ekuilibron pH fiziologjik dhe ushqen lëkurën në thellësi, duke e lënë tërësisht të freskët, të lëmuar si mëndafshi dhe të gjallëruar. Ndërkohë, nga pyjet e amazonës vijnë ‘copaiba’, ‘cupuacu’, fruta braziliane, fletë dhe bimë me emra të çuditshëm dhe vendase, prej të cilave merren vajra natyrale, shurupe dhe spraj, balsame dhe sapunë për trupin, të gjitha të parfumuara. Gjalpi i murumurus, një tjetër përzierje braziliane, në fakt, është një balsam për lëkurën e thatë. Të gjitha këto materiale vilen nga toka e pasur e Brazilit, duke respektuar pyjet e amazonës, por edhe duke ndihmuar në zhvillimin social dhe ekonomik të këtyre zonave. Një tjetër përbërës, që quhet Marutea, është linja që ka përfshirë të gjithë Evropën dhe vjen nga deti i Peloponezit, në të cilin gjenden perlat e çmuara Pinctada, të cilat dallohen edhe për cilësitë e jashtëzakonshme që kanë për ripërtëritjen e lëkurës. Ndërkohë që nga Afrika e Jugut, toka e pasur me bimë të rralla, vajrat kozmetikë dhe balsamet për trupin, të prodhuara nga aloe apo nga patatja afrikane, janë të rralla.
Por ajo çka është e veçantë në të gjitha këto produkte, është përpunimi i tyre artizanal, që i bën edhe më të vlefshëm, duke i bërë protagonistët kryesorë dhe të pazëvendësueshëm të verës.