E Hënë, 2 Nëntor 2026

Imami: Do vazhdoj të kontribuoj në PD

29/04/2005  Arben Imami, një prej ish-themeluesve dhe i rikthyer rishtaz në PD, tha dje se, pavarësisht se nuk arriti të futej në Këshillin Kombëtar, do të vazhdojë të mbështesë këtë parti për fitoren e saj në zgjedhjet e ardhshme paralamentare. Sipas tij, shumë nga delegatët akoma s'e kanë harruar pozicionin e tij kundër në vitet kur PD ka qenë në pushtet". Besoj që është bërë e qartë gjatë gjithë kësaj kohe mbështetja ime për PD-në dhe për fitoren e padiskutueshme në zgjedhjet e ardhshme kundrejt një oligarkie të inkriminuar. Lidhur me votimin në Kuvendin Kombëtar, dua të them që gati gjysma e votuesve kanë votuar pro, dhe kjo për mua është një sadisfaksion i madh; e dyta, është që unë kam bërë një pozicion shumë ekspresiv të themi, gjatë viteve që PD-ja ka qenë në pushtet, dhe gjithashtu kundrejt personit tim ka patur shumë më tepër keqinformime, nga gazeta zyrtare të asaj kohe, një pjesë e mirë e të cilave janë zyrtare edhe sot", tha Imami. Nga ana tjetër, Imami shtoi se moszgjedhja në Këshill Kombëtar nuk do ta pengojë këtë të fundit të kandidojë nën siglën e PD-së në zgjedhjet e ardhshme parlamentare". Është pjesë e asaj mbështetjeje, që unë përmenda dhe sigurisht që do ta mbështes deri në fund këtë linjë", tha Imami.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›