Masazh bioenergjitik për t’u qetësuar

30/04/2005 Të lodhur, të stërmunduar dhe pa energji? Në disa periudha të vitit, ashtu si edhe gjatë ndërrimit të sezonit apo në kohë shumë të stresueshme, mund të ndodhë ta ndieni veten të dobët fizikisht dhe me humor jo të mirë. Por si ta rigjejmë energjinë? Masazhi bioenergjitik mund të jetë një zgjidhje shumë e mirë ndaj gjendjes së krijuar. Por çfarë është ky lloj masazhi? Realisht masazhi bioenergjitik e ka origjinën nga Argjentina dhe bazohet në sistemin "rio abierto" apo ‘lumë i hapur’ dhe synon të çlirojë energjinë e bllokuar brenda nesh dhe ta nxisë të rrjedhë përmes trupit tonë, si një lumë të hapur.
Në fakt, në brendësi të organizmit tonë mendohet të ekzistojnë disa pika të bllokuara dhe të tendosura, atje ku akumulohet tensioni dhe mblidhen të gjitha tendosjet e trupit të njeriut, apo zona ku përqëndrohet energjia. Në këtë rast, detyra e masazhatorit është të vendosë një ekuilibër midis burimeve të energjisë, duke lejuar rrjedhën e saj në të gjithë trupin drejt pikave të daljes së trupit, që janë koka, këmbët dhe krahët.
Si zhvillohet trajtimit?
Përmes kontaktit, masazhatori evidenton pika ‘problematike’ që mund të jenë më të nxehta apo edhe më të ftohta, krahasuar me pjesën tjetër të trupit, dhe në bazë të bllokimit individual, ai punon për shplodhjen, duke u përqëndruar në veçanti në pikat mbajtëse të trupit, si këmbët, shpatulla dhe legeni. Në të njëjtën kohë, masazhi bëhet edhe në pikat jetësore të organizmit, të cilat duhet të ndahen nga njëra-tjetra për t’u arritur një ekuilibër perfekt. Zakonisht përdoren lëvizjet te venat me drejtim nga poshtë-lart, por në disa raste të tjera masazhohet edhe në drejtimin e kundërt, për të arritur çlirimin e energjisë së bllokuar.
Kujt i bën mirë?
Masazhi bioenergjetik, duke kërkuar burimin e energjisë, të ndihmon në zgjidhjen e problemeve që në origjinën e tyre. Ky tip masazhi është i aplikueshëm për tendosjen muskulore, për qetësimin dhe shplodhjen e muskujve. Gjithashtu arrin të zvogëlojë nivelin e lëngjeve të trupit, që shumë herë shkaktojnë fryrje të arterieve të poshtme të trupit si dhe krijimin e celulitit. Çliron bllokimin e energjisë duke stimuluar metabolizmin, që ndihmon trupin të djegë më shumë kalori dhe në këtë mënyrë edhe eliminimin e dhjamërave trupore. Riekuilibrimi i burimeve energjetike lehtëson trupin, duke ndikuar pozitivisht jo vetëm në nivelin e organizmit, por edhe të humorit, që vjen edhe si pasojë e largimit të stresit dhe të qetësimit të plotë të trupit.