E Hënë, 2 Nëntor 2026

Strategjia,PS premton trefishim të fondeve për kulturën

29/04/2005  Socailistët kanë prezantuar dje strategjinë për kulturën dhe artin në katër vitet e ardshme të qeverisjes. Kryeministri Fatos Nano ka preëmtuar përpara artistëve pjesëmarrës trefishim fondesh dhe hapësira më të mëdha për punën krijuese të tyre, në rast se PS-ja do të qeverisë dhe për katër vitet e ardhshme vendin “Ne mundëm sëbashku të krijonim arsyetimin dhe lobingun e duhur politik për të dhjetëfishuar në 8-të vjet mbështetjen buxhetore për këtë fushë të rëndësishme të jetës sonë shoqërore”, u shpreh Nano. Prania e shumë artistëve në takim pëer kryeministrin Nano do të thotë që kjo pjesë e shoqërisë beson në strategjinë e socialistëve në këtë drejtim, duke pasur parasysh edhe vlerësimin që u është bërë artistëve sipas tij në këto vite të qeverisjes së PS-së. Kryeministri Nano ka veçuar në takim artisten shkodrane Tinka Kurti e cila sipas tij është pjesë e plotë e atij mozaiku që krijohet nga artistët “Rasti i Tinkës që solli freskinë e vet dhe të Shkodrës loke është shumë kuptimplotë për të përfaqësuar këtë mjedis, ku të gjithë brezat, të gjitha pjesët e mozaikut të identitetit kulturor shqiptar apo europian që ne po e bashkojmë”, tha kryeministri. Duke paraqitur edhe arritjet e saj maxhoranca ka bërë publik edhe objektivat. Kështu rehabilitimi i plotë i infrastrukturës, dyfishimi i terreneve dhe shtimi i fondeve publike do të jenë në qendër të vëmendjes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›