Anëtarë të KOP dhe ish-themelues, kandidatë për në krye të PD-së

29/04/2005 Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike mblidhet më datë dy maj, për të zgjedhur Kryesinë e re
Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike do të mblidhet të hënën e ardhshme, datë 2 maj, për të votuar Kryesinë qendrore, e cila më pas do të vendosë për emrat, që do të garojnë në zgjedhjet e përgjithshme të verës. Emrat që do të votohen për në Kryesinë e PD-së janë atribut i kreut të partisë, Berisha, i cili dje nuk mohoi faktin se në përbërje të kryesisë së ardhshme mund të jenë dhe emra të anëtarëve të KOP, apo dhe nga themeluesit e PD-së.
Berisha
Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike përbëhet nga 134 anëtarë, 100 prej të cilëve janë zgjedhur në mënyrë të drejtpërdrejtë nga delegatët në Kuvendin e Tetë Kombëtar. Në bazë të statutit të PD-së, çdo anëtar i Këshillit Kombëtar ka të drejtën e zgjedhjes në kryesinë e partisë. Berisha, dje, në fjalën e tij, tha se të gjithë anëtarët e Këshillit Kombëtar mund të jenë pretendentë për Kryesinë e PD-së, por, gjithsesi, do të jetë votimi ai që do të vendosë. "Ekipi do të dalë ditën e hënë, ku do të ketë një mbledhje të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike dhe do të zgjedhë edhe sekretarët ekzekutivë të Partisë Demokratike. Tani mund të them se do të ketë një votim për sekretarët, dhe unë nuk mund të them rezultatin e votimit. Realisht, unë kam konsideratë të madhe për bashkëpunëtorët e mi, por do të jetë votimi, ai që do të vendosë", tha Berisha.
Të rinjtë
Ndërkohë, në bazë të traditës, anëtarë për kryesinë e partisë, përveç nënkyetarëve dhe sekretarëve të rëndësishëm, pretendetë janë dhe 20 emrat e parë, të cilët kanë marrë më shumë vota në Kuvendin Kombëtar të PD-së. Në listën e anëtarëve të Këshillit Kombëtar rezultojnë në "top emrat" më të votuar dhe anëtarë të KOP, por edhe ish-themeluesit, të rikthyer në PD. Berisha pritet të shpallë 25 emra kandidatësh për kryesinë qendrore të partisë. Burime në PD shprehen se nuk përjashtohet mundësia që kësaj herë në Kryesinë e PD-së, përveç emrave të zyrtarëve të lartë të partisë, të hyjnë në garën e përzgjedhjes në Këshill Kombëtar edhe emrat e Lulëzim Bashës, Majlinda Bregut dhe Ylli Pangos nga KOP, ndërsa nga të rikthyerit më të votuarit kanë qenë Preç Zogaj dhe Genc Ruli. Gjithsesi, burimet shtojnë se emrat e kandidatëve që do të garojnë për kryesinë po kalojnë në sitën e stafit më të ngushtë të Berishës, dhe do të bëhen prezent vetëm ditën kur do shpallen nga vetë lideri i PD-së, para anëtarëve të Këshillit Kombëtar, ditën e hënë.