Mexes e Taiwo në Milan

Nga Express më 10 maj 2011 në ora 17:00
Kampioni i freskët i Italisë, Milan ka bërë dy ‘goditjet’ e para për sezonin e ardhshëm.
Klubi Rossoner ka përforcuar repartin e mbrojtjes, ku kishte nevojë më së shumti ta bënte një gjë të tillë.
Bëhet fjalë për qendërmbrojtësin e Romës, Philippe Mexes dhe për mbrojtësin e majtë të Olympique Marseille, Taye Taiwo. Lajmin e ka konfirmuar për mediat italiane zëvendëspresidenti i ekipit kuq e zi, Adriano Galliani.
“Mexes dhe Taiwo do të luajnë në Milan sezonin e ardhshëm”, bëri të ditur Galliani. Këta dy futbollistë zbarkojnë në Milano ‘gratis’, ngase gjatë verës u skadojnë kontratat me klubet përkatëse. Rossonerët paralajmërojnë përforcime të tjera gjatë afatit kalimtar të verës, mbi të gjitha në mesfushë.