Kryeparlamentarja e Indisë do të njohë origjinën e Nënë Terezës
19/11/2009 Kryetarja e Kuvendit takon në Nju-Jork homologët e saj në botë
Topalli ftoi për një vizitë në Shqipëri homologen Kumar
Kryetarja e parlamentit të Indisë, Meira Kumar, do të vizitojë së shpejti vendin tonë për të njohur vendin e origjinës së Nënë Terezës. Ftesën ajo e mori nga Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Jozefina Topalli, gjatë takimit që zhvilloi me të në konferencën e Nju-Jorkut. Kryeparlamentarja Topalli shfrytëzoi rastin për të bërë një bisedë me Kryetaren e Parlamentit të Indisë, Meira Kumar, për të diskutuar për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin, të cilën e ftoi për të bërë një vizitë në Shqipëri. Pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve, ky ishte takimi i parë i dy kryetarëve të parlamenteve respektivë. Gjatë pjesëmarrjes në këtë konferencë Topalli uroi kryetarin e ri të sapozgjedhur të Parlamentit të Indonezisë, Marzuki Alie, dhe diskutoi me të për zhvillimet në rajon duke u ndalur te Kosova. Topalli shprehu dëshirën për të pasur shkëmbime të vizitave të delegacioneve parlamentare me Indonezinë. Ajo vetë u ftua nga kryetari i Bundestagut gjerman, Norbert Lamert, për një vizitë zyrtare në Gjermani. Përveç pranimit të ftesës Kryetarja e Kuvendit shfrytëzoi rastin për të falënderuar Gjermaninë për mbështetjen e fuqishme që i ka dhënë Shqipërisë në përpjekjet dhe proceset e saj integruese. Shqipërinë vitin e ardhshëm pritet ta vizitojë edhe kryetarja e Parlamentit të Austrisë, Barbara Pramer. Kryetarja Topalli e takoi atë dhe pas saj përfaqësuesin e lartë të Kinës, Afrikës të Jugut dhe Presidentin e IPU-së. Në një takim të veçantë numri dy i shtetit shqiptar u prit nga Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e OKB-së, Asha Rose Migiro. Ndërkohë gjatë qëndrimit të saj në OKB kryeparlamentarja shqiptare u takua me numrin dy të Misionit Amerikan në Kombet e Bashkuara, Rose Marie Dicarlo, me të cilën bisedoi për Kosovën, progresin që ka arritur ky vend, përpjekjet për të rritur numrin e vendeve që njohin shtetin më të ri të botës.
Debati mbi eshtrat
Nënë Tereza misionin e saj human në ndihmë të njerëzve e ka ushtruar pikërisht në Indi. Aty edhe është varrosur, për sjelljen e eshtrave të së cilës jo më larg se një muaj më para pati një debat të gjerë. Kryeministri Berisha premtoi kthimin e eshtrave të shenjtores në Shqipëri, deklaratë e cila nuk u mirëprit nga autoritet indiane. Kjo u pasua me një tërheqje të kreut të qeverisë shqiptare nga kjo nismë. “Nënë Tereza e Kalkutës – e tillë është e njohur ajo në botë – shkriu të gjitha energjitë e saj në ndihmë të qytetarëve në nevojë të këtij qyteti dhe vendi të madh. Ajo nuk është vetëm e shqiptarëve, por është e të gjithë botës mbarë”, - tha Berisha.