Rritje rrogash e pensionesh dhe investime në infrastrukturë
19/11/2009 Qeveria miraton buxhetin afatmesëm për periudhën 2010-2012
Qeveria ka miratuar projektbuxhetin afatmesëm 2010-2012, në të cilin janë planifikuar plotësimi i të gjitha kërkesave dhe përgjegjësive që rrjedhin nga procesi i integrimit të vendit në Bashkimin Europian, në investime në ndërtime rrugësh, rritje rrogash e pensionesh, ruajtjen e kuadrit makroekonomik. Shuma e parave që janë flokuar për t’u përdorur gjatë dy vjetve në vijim, sipas qeverisë do të përqendrohen tërësisht për interesat e zhvillimit të vendit, interesat e zhvillimit të komuniteteve dhe rajoneve, interesat e zhvillimit të shoqërisë. Kryeministri Sali Berisha ka vlerësuar buxhetin afatmesëm si atë të formësimit përfundimtar të shëmbëlltyrës europiane të vendit. Ai tha se këto janë fondet më të mëdha që ka njohur vendi, çka përbën dhe specifikën e këtij buxheti afatmesëm. Sipas këtij dokumenti, të gjitha ministritë dhe agjencitë shtetërore kanë parashikuar që përmes këtij buxheti të zbatojnë programin e tyre të zhvillimit. Në buxhetin afatmesëm është parashikuar të investohet pasivisht në ndërtimin e akseve rrugore kombëtare. Kështu, janë planifikuar investime për ndërtimin e Rrugës së Arbrit, pjesë e së cilës do të jetë edhe një tunel mbi 3 kilometra, ndërtimi i autostradës Tiranë–Elbasan si dhe ndërtimi i akseve që përbëjnë Boshin e Jugut. Gjatë viteve 2010 dhe 2012 qeveria parashikon vazhdimin e politikës së saj për rritjen e rrogave dhe pensioneve. Në buxhetin afatmesëm të miratuar vend të posaçëm u është lënë fondeve që do të jepen për rritje të rrogave e pensioneve. Një pikë kryesore e këtij buxheti është edhe ruajtja e një kuadri makroekonomik stabël. Me këtë buxhet për periudhën dyvjeçare qeveria pretendon që jo vetëm të mos rrisë borxhin dhe deficitin buxhetor, por përkundrazi t’i ulë ato. Në projektbuxhetin afatmesëm parashikohet që deficiti buxhetor të zbresë në masën 3%, njësoj si në 13 vendet anëtare të Bashkimit Europian. Kreu i qeverisë theksoi se serioziteti i qeverisë kërkon që të tregohet kursimtare dhe se shkurtimi me 30% i shpenzimeve të administratës shtetërore është unik. Gjithashtu buxheti afatmesëm parashikohet të jetë mbështetje për konsolidimin e institucioneve të pavarura në veprimtarinë e tyre. “Buxheti do të jetë një mbështetje e madhe për të gjitha proceset integruese. Miratojmë këtë buxhet pas vendimeve historike të Brukselit për Shqipërinë, pasi u vendos miratimi i kërkesës së Shqipërisë për statusin e kandidatit dhe iu kërkua Komisionit Europian nisja e punës për pyetësorin. Unë dua të garantoj se buxheti do të mbështesë fuqishëm çdo kërkesë që rrjedh nga procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në BE”, - ka theksuar kreu i qeverisë. Berisha ka thënë se qeveria ka si qëllim të parakalojmë gjatë këtij mandati disa vende anëtare të Bashkimit Europian. Pjesë e fondeve që janë planifikuar të përdoren gjatë viteve 2010–2012 do të shpenzohen për zhvillimin e projektit të dixhitalizimit të të dhënave në administratën publike dhe institucionet e tjera shtetërore dhe ato të pavarura. Gjithashtu gjatë viteve 2010–2012 qeveria ka parashikuar të investojë për zhvillimin e komuniteteve dhe rajoneve.
Infrastruktura rrugore
Buxheti afatmesëm për periudhën 2010–2012 do të përqendrohet në masë të gjerë në investimet në infrastrukturën rrugore. Në shumën e parave që janë planifikuar të shpenzohen gjatë këtyre dy vjetve parashikohen investime për ndërtimin e Rrugës së Arbrit, pjesë e së cilës do të jetë edhe një tunel mbi 3 kilometra, si dhe ndërtimi i autostradës Tiranë–Elbasan. Qeveria ka parashikuar të investojë gjatë dy vjetve për ndërtimin e rrugëve që përbëjnë të ashtuquajturin Boshi i Jugut. Po ashtu po punohet me shpejtësi në segmentin Papër–Berat, edhe në segmentin Berat–Memaliaj.
Rrogat dhe pensionet
Qeveria ka planifikuar rritjen e rrogave dhe të pensioneve në dy vitet e ardhshme. Kryeministri Berisha ka deklaruar gjatë mbledhjes së djeshme të qeverisë se rritjet janë në vijim të politikave konstante qeverisë që ai drejton, pasi investimi më absolut është investimi në burimet njerëzore. “Së pari, ne duhet të bëjmë çdo gjë, të përpiqemi të dëshmojmë se dëshirojmë të paguajmë sa më mirë administratën shqiptare, sigurisht brenda mundësive. Së dyti, ne duhet të bëjmë çdo gjë që të kujdesemi për pensionistët shqiptarë, pasi janë më të vuajturit e të vuajturve në të gjithë Europën”, - ka deklaruar ai.
Kuadri makroekonomik
Buxheti afatmesëm për periudhën 2010–2012 në këndvështrimin e qeverisë ruan kuadrin makroekonomik stabël. Kryeministri Berisha, duke prezantuar projektbuxhetin për këtë periudhë dyvjeçare, tha se qeveria jo vetëm që nuk do të rrisë borxhin dhe deficitin buxhetor, por përkundrazi, do t’i ulë ato. Në projektbuxhetin afatmesëm parashikohet që deficiti buxhetor të zbresë në masën 3%, njësoj si në 13 vendet anëtare të Bashkimit Europian. Kreu i qeverisë theksoi se serioziteti i qeverisë kërkon që të tregohet kursimtare dhe se shkurtimi me 30% i shpenzimeve të administratës shtetërore është unik.