Berisha: Mundëm të përballojmë krizën
19/11/2009 Konferenca
Kriza financiare-ekonomike, e cila sundoi të gjithë botën, dha pasojat edhe në Shqipëri. Duke referuar në konferencën rajonale “Doing Business”, kryeministri Sali Berisha ka thënë se qeveria arriti t’i bëjë ballë kësaj krize, megjithëse ekonomia vendase u prek prej saj. Sipas të dhënave të ofruara nga kreu i qeverisë, monedha shqiptare u zhvlerësua rreth 10 për qind, ndërkohë që eksportet ranë rreth 10 për qind. Por për të treguar se ekzekutivi që ai drejton arriti t’i bëjë ballë krizës së rëndë, Berisha u shpreh se puna e bërë për t’i ofruar biznesit një klimë të mirë dhe besimi ishte ilaçi i duhur. “Që prej fillimit isha thellësisht i bindur se për dymbëdhjetë vendet me mundësi të kufizuara stimuluesi më i mirë ishte të punonin për klimën e biznesit. Të punonin për zgjerimin e lirisë së tregjeve, për të siguruar konkurrencën në ekonomitë tonë dhe unë mendoj se kjo politikë ishte e duhura”, - deklaroi ai. Duke marrë në konsideratë masat e marra nga qeveria, kryeministri tha se ekonomia shqiptare po vazhdon të rritet me 5.3 për qind, investimet e huaja direkte u rritën me 59 për qind dhe kreditimi i ekonomisë u rrit në rreth 50 për qind. Sipas kreut të qeverisë, Shqipëria nuk përfitoi asnjë bonus apo stimulues të veçantë për të përballuar krizën globale, por pikërisht masat e marra paraprakisht, sidomos me heqjen e pengesave burokratike ndaj bizneseve, mundësoi zbutjen e efekteve të krizës. Ai iu referua ngritjes së sporteleve “One Stop Shop” për regjistrimin e bizneseve, apo implementimin kur është i mundur të principit “heshtja është miratim”. Kryeministri tha se në muajt e ardhshëm do të miratohet një ligj mbi urbanistikën, i cili do të sigurojë standarde të reja. “Shqipëria është mbrapa me kohën e kërkuar për lejet e ndërtimit. Është 399 ditë, do të bëhet 45 ditë. Ligji ka kaluar në Parlament dhe po pret të miratohet, madje edhe atje parimi “heshtja është pranim” do të jetë aktiv”, - tha Berisha.