Rama e Berisha replikojnë në distancë
19/11/2009 Protesta e 20 nëntorit
Kreu socialist, Edi Rama, ftoi dje në mënyrë të drejtpërdrejtë banorët në rrugën “Komuna e Parisit” për të qenë pjesë e protestës që do të organizohet më 20 nëntor. Në takime
derë më derë në këtë zonë të kryeqytetit Rama në bashkëbisedim me qytetarë të ndryshëm u ka kërkuar atyre që të bëhen pjesë e protestës së nesërme. Por një veprim i tillë ka sjellë reagimin e kryeministrit Sali Berisha, i cili nuk ka fshehur ironinë e tij ndaj mënyrës së zgjedhur nga Rama për të ftuar banorët në protestë. “Të gjithë ata që sot nuk e gjejnë te Maliqi të drejtën që u ka dhënë ligji, të gjithë shqiptarët e shqiptaret që më 20 nëntor, pasdite në sheshin “Skënderbej”, kanë të gjitha arsyet e Zotit dhe të ligjit për t’i rezistuar këtij pushteti të korruptuar që po e zhyt përditë Shqipërinë në një zullum”, - u shpreh Rama gjatë fjalës së tij në këto takime. Sipas tij, deklarata e kryeministrit Berisha kur mohoi kontributin e opozitës për anëtarësimin në NATO nuk ishte gjë tjetër veçse një demagogji e paturpshme. Nga ana e tij kryeministrit Berisha, duke komentuar protestën e opozitës, tha se i kujtonte mitingun e 4 prillit, gjatë të cilit opozita protestonte ndërkohë që vendi anëtarësohej në NATO. “Tani, në vend që të festojë, siç e ftova që të dalim së bashku ta përshëndesim këtë akt, shpërndan trakte te ‘Komuna e Parisit’. Kjo nuk është roli që duhet të luash në shoqëri. ‘Komuna e Parisit’ është arkivuar në histori me Gavrosh dhe San Kylo e të tjerë”, - ka thënë kreu i qeverisë. Ai theksoi se tani është periudha e idealeve evropiane, më të dëshiruarat për çdo qytetar shqiptar. Kryeministri u tregua i ashpër në këtë reagim të tij ndaj thirrjes që kryesocialisti Rama ka nisur t’u bëjë qytetarëve për pjesëmarrje në protestën e 20 nëntorit.