Krahasime të paqëndrueshme

Deputeti dhe Kryetari i Lidhjes Demokratike në Mal të Zi, Mehmet Bardhi e ka quajtur të papranueshëm sugjerimin e Partisë Demokratike të Malazezve të Kosovës, aplikimin e parimit të reciprocitetit me shqiptarët në Malin e Zi.
Bardhi thotë se malaziasit në Kosovë, në asnjë mënyrë nuk mund të krahasohen me shqiptarët në Malin e Zi, sepse shqiptarët jetojnë në trojet e tyre autoktone, ndërsa malaziasit në Kosovë kanë ardhur si kolonialistë.
Ai thekson se mirëfilli dihet se çfarë ka qenë roli i malaziasve në krijimin e pavarësisë së Kosovës, ashtu siç dihet kontributi i shqiptarëve për pavarësisë malazeze. Kontributi i shqiptarëve ka qenë vendimtar për pavarësimin e Malit të Zi, ka thënë Bardhi.