KOSTT-i ndihmon Shkodrën me 5 mijë euro
Institucione dhe kompani kosovare vazhdojnë të ndihmojnë popullatën e prekur nga vërshimet në veri të Shqipërisë. Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës (KOSTT) njoftoi se ka ndarë një ndihmë solidare prej 5000 euro në mbështetje të Republikës së Shqipërisë për të tejkaluar sa më lehtë pasojat nga përmbytjet e ditëve të fundit.
“Pas kësaj situate të jashtëzakonshme të krijuar, dëshiroj të shprehë keqardhjen time të sinqertë dhe të ndajë me ju dhimbjen për fatkeqësinë që ka kapluar Shqipërinë duke shkaktuar vërshime nga uji të shumë sipërfaqeve të tokës dhe të shtëpive të banimit”, thuhet në letrën që kryeshefi i KOSTT-it, Fadil Ismajli, i ka dërguar ambasadorit të Shqipërisë në Kosovë, Islam Lauka.