Mbi eksterritorialitetin si centralizim dhe decentralizimin si eksterritorialitet
Plani i Ahtisaarit nuk po mund të realizohet? Kjo, thjesht, nuk është e vërtetë. Shuarja e TMK-së, pushteti i ICO-së etj., janë zbatime të kushteve të parapara në dokumentin e Ahtisaarit, që doli si rezultat i 14 muaj negociatave ndërmjet Prishtinës e Beogradit për statusin e Kosovës. Kushtetuta e Republikës së Kosovës, flamuri e himni i Kosovës janë miratuar pa deputetët serbë, mirëpo pa ata nuk do të mund të ndryshohen.
Këtë e thotë Plani i Ahtisaarit, të cilën e ka inkorporuar Kushtetuta e Kosovës, duke e vënë sipër vetes përmes nenit 143 të saj.
Madje edhe eksterritorialiteti i kishave dhe manastireve ortodokse po zbatohet intensivisht. Prizreni po ngulfatet nga patrullat e shtuara policore dhe nga policët që janë vënë para mureve të objekteve fetare kryesisht të zbrazëta.
Është sërish Plani i Ahtisaarit ai i cili "trashëgimi kulturore" e konsideron vetëm atë fetare ortodokse e të cilën, për më keq, e quan serbe. Të gjitha kishat dhe manastiret ortodokse në Kosovë, Plani i Ahtisaarit i vulos si pjesë të Kishës Ortodokse Serbe (KOS) me seli në Beograd. Në emër të mbrojtjes, KOS-i sulmon - po zgjerohet dhe po e absolutizon pushtetin e qendrës.
Rrjedhimisht, mund të thuhet që: eksterritorialiteti është centralizim.
Në anën tjetër, decentralizimi njëmend nuk ka arritur të zbatohet ashtu siç është synuar dhe siç është paraparë me Planin e Ahtisaarit. Jo për shkak të Sadri Feratit, Lutfi Hazirit e të ngjashmëve. Sa për ata, decentralizimi do të ishte punë e kryer moti. Paradoksalisht janë strukturat paralele të Serbisë ato që duan edhe më shumë sesa decentralizimi i ofruar dhe duken si pengesë për decentralizimin. Por, s‘duhet harruar që Pieter Feithi, Hashim Thaçi e Sadri Ferati nuk nguten me decentralizimin, sepse e dinë mirë që do të ketë reaksion të fuqishëm kundër tij, posaçërisht në Anamoravë.
Fshatrat si Pasjaku, Llabjani, Stanishori e Mogilla, nuk do të qëndrojnë duarkryq duke shikuar se si po përfundojnë në komuna ku e marrin pushtetin serbët e dirigjuar nga Beogradi.
Sidoqoftë, kjo nuk do të zgjasë shumë - decentralizimi së shpejti do të përpiqet të zbresë në tokë nga billboard-at dhe ekranet televizive dhe atë pikërisht për shkak të Pieter Feithit. Por, a thua pse i jep kaq shumë zor për decentralizimin Pieter Feithi? Çfarë e shtyn atë, cili është motivi i tij që të decentralizohet Kosova?
Pieter Feithi sigurisht që është diplomat i karrierës.
Përshkrimi i vendit të tij të punës i thotë që duhet ta përmbushë decentralizimin. E avancimi në karrierë lidhet me raporte pozitive që duhet t‘u dërgohen eprorëve. Pieter Feithi e ka një ndër prioritetet kryesore decentralizimin mu për shkak se i ka ngecur puna disi tek ai. Prandaj, ai nuk hezitoi të thotë se decentralizimi do të bëhet, madje, edhe pa serbët (paçka që ai është dizajnuar për ta). Pieter Feithi s‘do që të dështojë, sepse do që të ngjitet më lart, në ndonjë post që nuk e ka pasur deri më tani. Ai patjetër e do një raport pozitiv për zbatimin e decentralizimit. Thaçi e Ferati i shkojnë pas, sepse edhe ata e duan karrierën: mbase jo të ngjiten më lart se ç‘janë, por të mbesin sa më gjatë aty ku janë. Pozita atyre pa dyshim u varet nga Pieter Feithi, i cili ka fuqi ekzekutive mbi ta.
Ndërsa ajo çka ngjet me Kosovën, me popullatën dhe territorin e saj, nëse vlerësohet nga sjellja e tyre, është veçse dëm kolateral.
Si të shpjegohet ndryshe lehtësia me të cilën kohët e fundit po vrapojnë pas zgjedhjeve të ardhshme lokale? Thjesht nuk duan t‘ia dinë që zgjedhjet lokale janë karremi për decentralizimin: Plani i Ahtisaarit parasheh që kushti për mbajtjen e zgjedhjeve lokale të jetë përcaktimi i kufijve të rinj për komunat e reja me shumicë serbe.
Nëse i kthehemi leximit të Aneksit III, Decentralizimi, te Plani i Ahtisaarit, aty shohim që neni 9, komunave serbe ua mundëson lidhjet horizontale ndërmjet vete, ndërkaq, nenet 10 dhe 11 ua lejojnë lidhjet vertikale me Republikën e Serbisë në formën e një bashkëpunimi të gjerë me të. Kur kësaj i shtohet fakti që komunat e reja janë njësi të veçanta territoriale në të cilat policia, prokuroria, gjyqësia, administrata, shëndetësia dhe arsimi do të jenë të ndara etnikisht, atëherë është e qartë se nuk do të bëhen të paprekshme si ambasada vetëm zonat e veçanta rreth kishave e manastireve ortodokse, por edhe komunat e reja me shumicë serbe. Prandaj, në këtë kuptim mund të thuhet që: decentralizimi është eksterritorialitet.