Nga: "Tuj pa, tuj ba" në: "To see, to do"?
A rrezikon Shqipëria një zvarritje të gjatë në procesin e ndërtimit të një shteti funksional, domethënë demokratik dhe funksional? A është e vërtetë që ne, shqiptarët, sa herë përpiqemi të bëjmë shtet, ose e bëjmë atë diktatorial, ose një karikaturë të shtetit serioz në kufijtë e anarkisë? A është kjo një nga arsyet që tash së fundi është elaburuar edhe togfjalëshi "normalitet shqiptar"? Sa janë të vërteta akuzat e të huajve ("armiqve", sikundër kemi qejf t‘i konsiderojmë) të cilët na akuzojnë për paaftësi në shtetformim? Sa dhe si mund të shmangen disa nga problemet që hasen në këtë drejtim?
Ku qëndron këtu përgjegjësia e klasës politike? Në ç‘raporte është kjo klasë me interesat e gjera publike?
Këto janë një varg pyetjesh, që pavarësisht se si shfaqen, pavarësisht se në ç‘kënd politik trajtohen dhe për ç‘interesa, duket se mundojnë mendjen e shumëkujt. Madje, nuk është e vështirë të kuptohet se edhe një lloj "nostalgjie" për komunizmin, te shumëkush është thjesht dhe vetëm produkt evident i mosfunksionimit të shtetit të ri demokratik.
Le të përpiqemi të hedhim ndoca viza në këtë tematikë tepër të gjerë…
1- Diçka përtej kuriozitetit:
"Kompleksi i parë i mureve (të Murit të Madh Kinez) u ngrit për të penguar nomadët mongolë gjatë dinastisë Qin, në shekullin III përpara erës së re…. Ndërtime të pjesshme pati edhe në vazhdim dhe Muri "modern" që shohim sot përfundoi gjatë dinastisë Ming, në mesin e shekullit XVII…"
"Katedralja e famshme Notre Dame e Parisit filloi të ndërtohet rreth vitit 1200… dhe Katedralja përfundoi së ndërtuari rreth vitit 1345…"
"Varret faraonike, ose piramidat e famshme të Egjiptit u ndërtuan mes viteve 2600 dhe 1800 përpara lindjes së Krishtit…"
"Pesë shekuj u deshën që të kompletohej larmia e stileve të Katedrales së Milanos (Duomo). Arkitektë lombardë, gjermanë dhe francezë u thirrën që të mbikëqyrnin "fabrikat" e ndërtimtarisë së saj…"
"Ndërtuar nga 1226 deri në 1493, katedralja e Toledos reflekton…"
"Sagrada Familia, katedralja e famshme e Barcelonës filloi të ndërtohej më 1882 dhe përfundon më 2017 ose 2026, sipas projektit të emërmadhit Gaudi, i cili vdiq para një shekulli…"
"Katedralja e famshme e Këlnit filloi të ndërtohej në vitin e largët 1248 dhe përfundoi pas më shumë se gjashtë shekujsh, më 1880…"
Këto janë vetëm disa të dhëna të shkëputura që shumëkush i di edhe nga libri më i thjeshtë i historisë që ka bërë në shkollë dhe qëllim i risjelljes së tyre këtu nuk është aspak për të përmbushur ndonjë lloj kërshërie. Është e thjeshtë të përmenden në mënyrë të fosilizuar vitet (apo shekujt) që u deshën (dhe vazhdojnë të duhen për shumë vepra të mëdha edhe sot e gjithë ditën), për ndërtimin e tyre, por nuk duket edhe aq e thjeshtë që të përthyet kjo hapësirë kohore në vendimmarrjen e personave apo personaliteteve (mbretër, papë, kryetarë bashkish, princa, feudalë gjithëshkallësh dhe jo rrallë prepotentë, të gjithëpushtetshëm dhe gjakatarë, perandorë, peshkopë, madje deri edhe qytetarë të zgjedhur me votën e lirë dhe me të drejtë pjesëmarrjeje në vendimmarrje në istancë të mëvonshme), të cilët kanë gjetur një projekt në ndërtim dhe e kanë vazhduar me përulësi këtë vepër, duke respektuar projektin e pararendësit. Sigurisht që shumë prej tyre kanë qenë ambiciozë, pa ka pasur mes tyre shumë mendje krijuese, ka pasur madje jo pak raste që e kanë marrë pushtetin duke mposhtur (prerë kokën, në mjaft raste), megjithatë e kanë vijuar me përkushtim, ndaç veprën monumentale, ndaç rrugët, katedralet, pallatet dhe në përgjithësi kanë përmirësuar edhe funksionimin e shtetit.
2- Për sa kohë mund të prishet?
Ekziston një barsoletë shqiptare që tregohet sipas rasteve. Dy shqiptarë po bënin një vizitë në Milano. Njëri po i tregonte shokut monumentet e qytetit dhe se sa kohë u ishte dashur për ndërtimin e tyre. "Paska mermer të mirë, thotë shqiptari i dytë për Duomon, për sa kohë mund të prishet?"
Pavarësisht vulgaritetit që dëshmohet edhe në mungesën e humorit, pavarësisht se brenda saj frymë merr karakteristika e theksuar vetëkritike, (siç do të thoshte Kadareja), e popullit tonë, në të ka njëherësh edhe një të vërtetë të madhe.
Mjafton të kthesh kokën e të vëresh se si sillemi ne me të kaluarën tonë, thënë ndryshe me trashëgiminë e gjithanshme. Shkatërruam varrin e Nënës Mbretëreshë dhe shpallëm monument kulture Kasollen e Galigatit. Shtëpisë së bejlerëve të Vlorës (përshkruar me admirim nga sa e sa udhëpërshkrues të kulturuar perëndimorë) nuk i gjendet as nam e as nishan. Konica tregon, se pas një udhëtimi në Evropë, teksa kthehej me target nga Bari, i thotë i shqetësuar kapitenit se ky nuk mund të ishte Durrësi, pasi teksa kishte ikur kishin qenë në qytet 9 kulla (torret e famshme), ndërsa tash ai shihte vetëm 2 prej tyre. Sigurisht që ishte Durrësi, por kryetarit të bashkisë i qenkëshin dukur të vjetra. (A kishte edhe atëherë leja ndërtimi dhe KRRT-ra?). Këtë traditë, - që në të vërtetë është mungesë tradite, - e përparoi me shpejtësi komunizmi, i cili, nën sloganin: "Të shembim të vjetrën dhe mbi gërmadhat e saj të ndërtojmë jetën e re!" rrafshoi gjithë ç‘kishte mbetur deri atëbotë dhe ne trashëguam një Shqipëri që mund të ishte edhe Kinë, edhe Brazil, edhe Kore… Dhe të gjitha bëheshin në emër të së resë…
3 - Jeta e monumenteve dhe e administratës
Shumëkush që merret me analizën e funksionimit të shtetit modern, vëren se qëndrueshmëria e administratës përbën themelin e këtij mirëfunksionimi. Aspak një qëndrueshmëri e zhveshur nga profesionalizmi, integriteti moral e njerëzor dhe konkurrenca. Përkundrazi.
Lexoja para disa ditësh jetëshkrimin e një ambasadori të një vendi evropian të sapoakredituar në Tiranë. Pas përfundimit të studimeve, fiton konkursin dhe bëhet nëpunës i Ministrisë së Jashtme. Asokohe vendi ishte nën diktaturë, jo komuniste, por gjithsesi diktaturë. Pas katër vjetësh shkon me punë atashe kulturor në Moskë. Pasi kthehet për dy vjet në atdhe, në ministri, kuptohet, niset për në Paris, sekretar. Pastaj në Madrid, ministër këshilltar, e kështu me radhë, derisa bëhet ambasador në Tiranë. Ndërkaq, në vendin e tij ishin ndërruar jo vetëm qeveritë, por edhe sistemi.
Ndërsa këndej nga anët tona ndodh çudia. Jo vetëm kur ndërrohet qeveria, por sapo ndodh që të ndryshojë ministri, ndryshon menjëherë e gjithë organika e ministrisë. Shumica e ambasadorëve tanë kanë të njëjtin grafik punësimi: 4 vjet ambasador, 4 vjet pa punë, 4 vjet të tjera ambasador sërish… Edhe më e rëndë është situata në nivel të dytë të administratës: vjen një drejtor i ri, zakonisht menjëherë me ministrin e ri, dhe shkul nga zyrat deri te pastrueset. Shkallët e karrierës janë thyer e shkatërruar përfundimisht deri te mësuesit. Një ndjenjë përkohshmërie mbizotëron gjithandej. Përse të transferuan në X qytet? E pyeta para disa ditëve një të njohurin tim prokuror. Ai ngriti supet. Nuk e dinte. Dhe s‘kishte se si ta dinte, pasi askush nuk ia kishte thënë.
Ndërsa vetëm në një bisedë rastësore, kujtuam me të tjerë miq se si ish-ministra, ish-drejtorë të rëndësishëm, ish-prokurorë të përgjithshëm, ish-ambasadorë, sillen rrugëve ta papunë në pritje të ndryshimit të qeverisë. Është e kuptueshme që me këtë mungesë sistemi që kemi ngritur, as efektiviteti i administratës është i matshëm, as profesionalizmi i saj nuk mund të përparojë, as korrupsioni nuk mund të luftohet… Përkohshmëria dhe pasiguria qëndrojnë në themel të shumë e shumë e shumë "të këqijave": të zgjedhjeve të pandershme, të korrupsionit, tarafit, militantizmit agresiv…
Dhe të duket një shaka e radhës ajo që ndodhi para disa ditësh, kur shefi i zyrës së Komunitetit Evropian nënshkroi një kredi më shumë se 60 milionë eurosh për… trajnimin e kapaciteteve të administratës publike. Çdo katër vjet e njëjta histori. Pas çdo drejtori po ashtu…
Pale ta imagjinosh sikur këtyre lloj drejtuesve t‘u binte në hise të vazhdonin ndërtimin e Murit të Madh kinez…
(Vijon nesër)