E Diel, 1 Nëntor 2026

Krans Montana, forumi ekonomik për të tretin vit radhazi në Shqipëri



Forumi Ekonomik i Krans Montanës, në bashkëpunim me Unionin e Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, do të organizojnë nga datat 15-17 maj, në Tiranë, Forumin Ekonomik të Krans Montanës. Sipas burimeve të Forumit Ekonomik të Krans Montanës, temat kryesore që do të diskutohen në këtë takim, i cili zhvillohet për të tretin vit radhazi, janë fushat me interes për investimet e huaja në Shqipëri. Tre do të jenë drejtimet kryesore të përzgjedhura edhe në kuadër të tregjeve rajonale për vendet e Europës Juglindore që do të trajtohen në këtë takim: integrimi i rrjeteve të energjisë, sistemi bankar dhe financat, vendi dhe siguria globale në nivel rajonal. Në forum pritet të marrin pjesë përfaqësues të shumtë nga institucionet kryesore financiare ndërkombëtare, nga qeveri të ndryshme të vendeve anëtare të BE-së, si dhe nga kompanitë ndër më të mëdha të huaja, të interesuara për investime në Shqipëri. Ndër to do të jenë "StatOil", "Lukoil Bullgaria Ltd Petrol", AMBO, "Krasniqi Petrol", "Electrabel France Group", "EnergieSteiermark", "Elektrizität Gesellschaft Laufenburg", EGL, "Iride Acqua Gas", "EADS", "Siemens", "France Telecom", "Eagle Mobile", "Alb Telecom", "Visa Amphora Capital Ltd", "Cotecna Inspection S.A", "Burson Marsteller" etj. Gjithashtu do të jenë dhe kompanitë e mëdha publike dhe entet rregullatore, si ARMO, ERT, ERE, KESH, kompani shqiptare si "Agna Group", "Atlantik sh.a", "Banka Popullore" sh.a, "Alumil", INSIG etj. Ftesa për anëtarësim në NATO si dhe MSA që Shqipëria ka nënshkruar me BE-në janë një tjetër nxitje për rritjen e investimeve të huaja në Shqipëri.

12 Maj 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›