E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndalimi i deputetëve, Thaçi: Policia zbatoi ligjin

Prishtinë-Policia ka zbatuar ligjin për ndalimin e 7 deputetëve serbë, pasi ata nuk kanë marrë leje paraprakisht për të vizituar shtetin e ri. Kështu e ka komentuar kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi vendimin e një dite më parë për ndalimin e hyrjes në Kosovës të deputetëve të Parlamentit të Serbisë dhe shoferit të tyre. “Ata janë deputetë të një vendi, të një shtetit tjetër. Kosova është shtet i pavarur Sovran dhe demokratik. Nuk është çështje politike, por është çështje ligjore. Ne kemi obligim që ta respektojmë Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe do ta respektojmë në përpikëri” –deklaroi Thaçi.

Delegacioni serb kishte njoftuar për këtë vizitë Zyrën e Kombeve të Bashkuara në Beograd, por jo institucionet e Republikës së Kosovës. Sipas zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Brendshme të cilët kanë marrë vendimin për të mos lejuar hyrjen në Kosovë të deputetëve të Parlamentit të Serbisë, çdo delegacion i vendeve fqinje për të vizituar Kosovën duhet të kontaktojë drejtpërdrejtë Ministrinë e Punëve të Jashtme, gjë që delegacioni serb nuk e ka bërë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›