E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tadiç apel UNMIK-ut dhe EULEX-it

Prishtinë-Presidenti i Serbisë, Boris Tadiç i ka bërë thirrje UNMIK-ut dhe EULEX-it që, që të vendosin sundimin e ligjit në Kosovës dhe të sigurojnë jetën e të gjithë banorëve të këtij vendi. "Pesë vjet pas pogromit ndaj serbëve, që ka ndodhur më 17 mars 2004, në Kosovë ende nuk ka siguri, liri të lëvizjes, drejtësi, rrymë, ujë, dhe as respektim të normave themeltare të civilizimit”, ka deklaruar Tadiç, për mediat serbe.

Duke rikujtuar pasojat ndaj njerëzve dhe objekteve të kultit që kanë pësuar me atë rast, Tadiq ka theksuar se, as pas pesë vjetësh, “përgjegjësit për këtë dhunë”, të cilën e cilësoi si “të organizuar”, nuk janë dënuar.

Tadiç ka përsëritur frazën e tij të njohur se, Serbia kurrë nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, dhe ka shtuar se ajo do të mbrojë integritetin e saj me mjete paqësore, diplomatike dhe ligjore para institucioneve ndërkombëtare. /telegrafi/start/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›