OSBE-ODHIR vlerëson pozitivisht fushatën në Maqedoni
Shkup-Fushata parazgjedhore në Maqedoni është duke u zhvilluar me aktivitete të shumta politike, por pa incidente dhe parregullsi, vëren në raportin e fundit misioni i OSBE-së dhe ODHIR-it. “Fushata parazgjedhore e cila zyrtarisht filloi më 2 mars, po pasohet me shumë aktivitete politike të realizuara nga partitë dhe kandidatët në garë për kryetar komunash dhe pozitën e presidentit. Gjithandej rrugëve shihen afishe dhe material propagandues i partive politike të cilat në platformat e tyre janë fokusuar në çështjet e brendshme politike”, bëhet e ditur në raportin e dytë intern të OSBE-ODIHR-it për fushatën parazgjedhore të zgjedhjeve presidenciale dhe vendore, për periudhën nga 29 shkurti deri më 10 mars.
Në raport theksohet se kandidatët presidencial dhe liderët e partive politike angazhohen për zgjedhje të lira dhe demokratike dhe publikisht ftojnë elektoratin e tyre që tu ikin incidenteve të cilët kanë ndodhur në zgjedhjet e kaluara.
Raporti në fjalë thekson se retorika gjatë kohës së fushatës, është e njerëzishme dhe e matur, kurse 36 partitë kanë firmosur kodin e mirësjelljes për këtë proces zgjedhor.
“Në përgjithësi përgatitjet për procesin zgjedhor vlerësohet se janë duke u zhvilluar me sukses, edhe pse Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ballafaqohet më mungesë të kuadrit. Vërehet se trajnimi i komisioneve zgjedhore komunale nuk ka përfunduar me kohë”, theksohet në raport.
Misioni i OSBE-ODIHR bënë të ditur gjatë kësaj periudhe të fushatës parazgjedhore kanë ardhur disa ankesa për incidente minore të vogla.Sipas këtij raporti edhe mediume në masë të madhe kanë mbuluar fushatën parazgjedhore dhe aktivitet e kandidatëve të partive politike. ina/start