E Diel, 1 Nëntor 2026

Çeku: Serbia po manipulon serbët e Kosovës

Prishtinë-Ish-kryeministri i Kosovës, Agim Çeku ka deklaruar intervistë për televizionin “Vijesti”, Çeku ndër të tjera ka akuzuar politikën shtetërore të Serbisë se po manipulon me serbët në Kosovë. “Beogradi edhe më tutje po manipulon me serbët në Kosovë, dhe nuk i lejon t’i njohin institucionet e Kosovës, por i detyron ata që institucionet e Kosovës t’i konsiderojnë jolegjitime”-tha më tej ai, për të shtuar se nuk ishte i kënaqur që serbët dhe shqiptarët nuk serbët nuk jetojnë pranë njëri-tjetrit për shkak të politikës shtetërore të Beogradit.

Për sa i përket vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me Malin e Zi, Çeku ka deklaruar se, kohë më parë, kryeministri i Malit të Zi Millo Gjukaniç i ka konfirmuar se Podgorica dhe Prishtina shumë shpejtë do t’i vendosin këto marrëdhënie.

Në këtë intervistë, Çeku ka thënë se në Qeverinë e Kosovës ekziston vullnet i mirë për ta njohur pakicën malazeze në Kosovë dhe që malazezët e zhvendosur të kthehen në vatrat e tyre. “Mendoj se arsyeja e vetme dhe pengesa e vetme për kthimin e këtyre personave, është gjendja e keqe ekonomike dhe mundësitë e vogla për punësim... Nuk bëhet më fjalë për siguri, e as për mungesë të vullnetit”, ka thënë ish-kryeministri kosovar, tash lider i Partisë Social-Demokrate.

Çeku ka thënë se për qytetarët e Kosovës kishte rëndësi çdo njohje e shtetit të tyre, mirëpo ka shtuar se, “peshë të veçantë ka pasur njohja nga Mali i Zi”. “E di se nuk ka qenë lehtë – unë i kuptoj specifikat në Mal të Zi, e di se ekzistojnë parti që nuk janë luajale as ndaj vetë pavarësisë së Malit të Zi, mirëpo këtu e përgëzoj mençurinë dhe trimërinë e udhëheqësit e Malit të Zi”, ka thënë ai. Çeku ka shprehur mendimin e tij se, me pavarësinë e Kosovës ka marrë fund kapitulli i ridefinimit të kufijve dhe se kjo nuk do të ndodhë kurrë më në Ballkan. telegrafi/start

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›