Krasniqi: GJND-ja e fshiu cilësimin “sui generis” për Kosovën

Prishtinë, 26 gusht - Vizitat e shefit të UNMIK-ut, Lamberto Zannieri në Beograd, nga kryeparlamentari Jakup Krasniqi shihen si përpjekje e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për ta integruar edhe pjesën veriore të Mitrovicës në tërësinë e Kosovës.
Krasniqi ka thënë të enjten se kontaktet e Zannierit me Beogradin i shërbejnë forcimit të sigurisë në pjesën veriore të Kosovës.
“Ju e dini që kompetencat janë shumë të reduktuara dhe të kufizuara, ose janë të përqendruara për një pjesë të kufizuar të Kosovës dhe natyrisht ne besojmë që zoti Zannier në bisedimet dhe kontaktet që i ka me Beogradin i ka në shërbim të forcimit të sigurisë në pjesën veriore të Kosovës. Ne e shohim si një përpjekje të Organizatës së Kombeve të Bashkuara që vërtetë ta përmbyllë një mision që e ka pasur shumë më të fuqishëm para disa vitesh, por pas shpalljes së pavarësisë e ka një hapësirë të kufizuar të veprimit dhe ne e shohim si përpjekje të këtij përfaqësuesi të OKB-së për të integruar edhe atë pjesë të Kosovës në pjesën e madhe të saj”, ka thënë Krasniqi.
Kreu i legjislativit të vendit i bëri këto komente pas takimin me drejtoreshën e NDI-së për Kosovën, Laura Nichols, me të cilën ka biseduar për mbështetjen që NDI do t’i jap Kuvendit për ta luajtur rolin e tij për organizimin e Ditës Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe Demokracisë që do të festohet më 15 shtator.
Krasniqi me këtë rast ka thënë se të gjithë qytetarët e Kosovës kanë të drejta të barabarta, ndërkohë që theksin e ka vënë tek të drejtat e pakicave, të cilat, sipas tij, janë më të avancuara se të drejtat e pakicave në vendet tjera të Evropës.
Ai ka marrë mbështetjen e drejtoreshës së NDI-së, Nichols, e cila ka thënë se NDI do ta mbështes Kuvendit për ngritjen dhe zhvillimin e demokracisë.
Kryeparlamentari Krasniqi ka përsëritur qëndrimin e institucioneve të Kosovës përkitazi me Asamblenë e Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, duke shprehur besimin e plotë se Asambleja e Përgjithshme do ta pranojë mendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.
“Ne jemi të bindur që Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e ka dhënë fjalën e vetë sa i përket të drejtës ndërkombëtare. Kosova është shtet i pavarur dhe sovran dhe kam bindjen se nuk do të ketë kurrfarë pengesa dhe kurrfarë vështirësish të krijuara nga cilado rezolutë që mund të del. Unë mendoj që mendimi i GJND-së ka qenë shumë i qartë dhe preciz dhe ndoshta në një masë mendimi i GJND-së e ka heq edhe atë sintagmën ‘sui generis’ që ka thënë se shpallja e shtetit sovran dhe të pavarur ka qenë konform të drejtës ndërkombëtare dhe kjo ka qenë fitore e madhe e cila nuk mund të zbehet në rezoluta që mund t’i propozojë në këtë rast Serbia”, është shprehur Krasniqi.
I pari i legjislativit të vendit shpreh bindjen e thellë se edhe nëse do të ketë ndonjë rezolutë në Asamblenë e Përgjithshme, ajo do të jetë në shërbim dhe në interes të Republikës së Kosovës.