E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nesër Celsi- Portsmuth Anceloti: Fitorja, domosdoshmëri

LONDER- çelsi do të ketë të gatshëm edhe portierin Petër çeh, për takimin e së mërkurës ndaj Portsmuthit në kampionat. Portieri i kombëtares çeke mungonte që nga takimi i parë kundër Interit, më 24 shkurt, duke ndikuar jo pak në performancën e skuadrës angleze në këtë periudhë. Blutë e Londrës kanë patur një moment tejet të vështirë, duke u eliminuar nga Interi në Champions League dhe duke humbur kreun e renditjes në Angli, por trajneri Karlo Ançeloti mendon se pankina e tij nuk është në rrezik as për sezonin e ardhshëm. I pyetur për barazimin 1-1 me Blekbërnin ditën e dielë, italiani u përgjigj: “Nuk është një gjë e mirë, sepse kur ne nuk fitojmë, jemi shumë të zhgënjyer. Tani kemi një sfidë me Portsmuthin, ku duhet të rikthehemi te fitorja, sepse e kemi shumë të domosdoshme këtë”. Ançeloti bëri të ditur gjithashtu se mbrojtësi i majtë Eshli Kol është rikthyer të stërvitet në rërë, pas dëmtimit që pësoi në ndeshjen me Evertonin në shkurt. Në këtë mënyrë, ai mund të jetë i gatshëm për të luajtur përpara fundit të sezonit, duke i hequr një shqetësim të madh edhe trajnerit të kombëtares angleze Fabio Kapelo.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›