E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milan e Roma nuk dorëzohen në betejën për titull

ROME- Ndërsa Interi ka një ndeshje të lehtë, duke pritur në “San Siro” Parmën, dy ndjekëset Milani e Roma do të luajnë në dy transferta të vështira. Kuqezinjtë do të udhëtojnë për në Parma, me synimin për të qëndruar në valle për titullin kampion, por edhe me një kampion më pak, Aleksandre Paton. Skuadra kuqezi është përfshirë nga një krizë dëmtimesh, që kanë nisur me Nestën e Bekham. “Jemi ende në gjendje të luftojmë për titullin kampion, fakti që gjendemi një pikë larg Interit na bën të lumtur”, u shpreh trajneri Leonardo. Ai ka kërkuar nga skuadra që në Tardini të imponojë lojën e saj, duke i paralajmëruar se Parma ka futbollistë që vrapojnë shumë në fushën e lojës. “Mendoj se mund të themi fjalën tonë edhe në ndeshjet e mbetura”, deklaroi Leonardo.

Ndërkohë, në Romë tashmë synojnë titullin kampion, duke qenë se diferenca me Interin është vetëm 4 pikë. Për më tepër, skuadra verdhekuqe do të presë të shtunën në shtëpi zikaltërit, në një sfidë që mund të vendosë shumë gjëra. “ëndrrat janë të bukura, por fillimisht duhet qëndruar me këmbë në tokë”, deklaroi trajneri Klaudio Ranieri. Ai është munduar që të ulë entuziazmin e krijuar në kryeqytetin italian, duke kërkuar nga skuadra që të mos mendojë për supersfidën e së shtunës ndaj Interit, por për ndeshjen me Bolonjën. “është e drejtë që i gjithë qyteti të ëndërrojë, por ne mendojmë për ndeshjen e radhës. Interi është më mirë, sepse është i pari, pastaj vjen Milani”, deklaroi trajneri i Romës.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›