E Diel, 1 Nëntor 2026

Berlusconi premton të harxhojë gjatë verës

Pronari i Milanit, Silvio Berlusconi, ka deklaruar se harxhimet e tij në transferime të reja do të vazhdojnë edhe gjatë kësaj vere.

Milani u bë një prej klubeve më të suksesshme në botë në aspektin e trofeve të fituara falë parave të kryeministrit italian dhe ai është gatshëm të hapë kuletën edhe një herë.

“Familja ime ka investuar një mesatare prej 50 milionë euro çdo sezon te Milani. Kjo shumë ishte 70 milionë vitin e kaluar dhe premtoj se do të vazhdoj me vetitë e kushtueshme për t`iu dhënë dhurata fansave të Milanit”, ka deklaruar Berlusconi.

Muajin e kaluar ai shkaktoi trazim kur tha se do të dëshironte të sjellë në klub yllin e Real Madridit, Cristiano Ronaldo, por tani thotë se kjo mund të mos jetë e mundshme.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›