E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grabitësit sulmojnë familjen

Një familje, në Ziçisht të Devollit, është sulmuar nga një grup hajdutesh me maska dhe armë. Kryefamiljari, Petraq Miholli 50 vjeç është në gjendje të rendë për jetën në spital, pas goditjeve me sende të forta dhe qytat e armëve. Të plagosura janë edhe gruaja dhe vajza e tij, si dhe një fqinj që ka ndërhyrë. Sipas policisë, gjithçka ka ndodhur në orët e para të mëngjesit. Katër personat kane hyrë për të grabitur në banesën e familjes Miholli, e cila ka në pronësi një baxho. Rezistenca e familjareve ka përfunduar në përleshje mes tyre. Policia ka nisur hetimet, por pa mundur të zbulojë autorët.

Shpërndaje          

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›