Krasniqi: Rregullorja në disa raste ka ra ndesh me kushtetutën

Pas debatit, Ardian Zemaj, kryesues i Komisionit për hartimin e rregullores, ka thënë se ky komision ka zhvilluar vizita të ndryshme nëpër shtete të ndryshme, duke marr praktikat parlamentare më të mirat.
Duke iu referuar seancës së fundit, gjatë së cilës i vazhduar mandati Komisionit për ndryshime kushtetuese, kryetar i Kuvendi, Jakup Krasniqi ka pranuar se rregullorja aktuale e punës së Kuvendit të Kosovës, në disa pjesë, bie ndesh me kushtetutën.
“Ajo që e kemi miratuar edhe në seancat e para të vitit që e lamë pas për një komision ad-hoc realisht bi ndesh krejt me kushtetutën, bien ndesh me kushtetutën, se neni 144 i kushtetutës e saktëson se kush ka të drejt të jap amandamnete në kushtetutë janë 1/4 e deputetëve, është kryeministri dhe presidenti. Janë vetëm këto tri formacione që mund të bëjnë amandamentime jo komisioni ad-hoc. Edhe shtesa që është bërë këtij komisioni nuk është në përputhje me kushtetutën, se ata që kanë dashur të amandamentojnë kushtetutën është dashur të amandamentojnë në tërësi dhe jo pjesërisht, por edhe formimi i këtij komisoni me siguri ka qenë qenë sui-generis”, ka thënë Krasniqi.
Por neni 144 i Kushtetutës së Kosovës, thotë që ¼ e deputetëve mund të kërkojnë ndryshime kushtetuese.
“Qeveria, Presidenti ose një e katërta (1/4) e deputetëve të Kuvendit, sipas Rregullores së Punës të Kuvendit, mund të propozojnë ndryshime dhe amadamentime të kësaj Kushtetute”.
Krasniqi ka shtuar se numri prej 120 deputetëve duket i vogël në raport me numrin e madh të komisioneve që e bëjë të mos jenë efikase këto komisione.
Ai ka kërkuar hartim të një rregullore e cila e bënë punën e parlamentit më funksionale.
“Qëllimi i punës tonë duhet të jetë të hartojmë një rregullore e cila e bënë funksionale punën e kuvendit. Nganjehrë me disa praktika që kemi vendosur unë droj se ne punën tonë, po e bëjmë punën funksionale që duhet të kryej kuvendi si përfaqësues ligjëvënës dhe monitorues. Sigurisht që unë do të shikoj dhe do të ngarkoj stafin tim që të shikoj këto amandamente dhe të përmirësonin përmbajtjen e kësaj rregullore që secili trup i parlamentit të kryej punën e parlamentit si duhet”, ka theksuar ai.
Kjo rregullore është votuar me 92 për, asnjë kundër dhe vetëm një abstenim.
Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Mimoza Kusari-Lila ka prezantuar projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligji për bujqësinë dhe zhvillimin rural, duke thënë se është i nevojshme miratimi i këtij projekligji, pasi, siç ka thënë ajo, ka zbrazëtirë ligjore në bujqësi.
Një gjë të tillë e ka kërkuar edhe, Nait Hasani kryetar i Komisionit për bujqësi dhe zhvillim rural.
Por deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sali Morina ka dhënë kritika, duke thënë se në këtë projektligj është future vetëm krijimi i një agjencie e cila parasheh një numër të të punësuarve.
“Vërejtja jonë është krijimi i Agjencisë për bujqësinë. Krijimi i një agjencioni të tillë prej 25 të punësuarve konsiderojmë se nuk ka buxhet dhe prezantimi i zëvendës kryeministres që 19 do të paguhen nga Banka Botërore nuk është e pranueshme. Më mirë kishte me qenë që kjo kredi e Bankës Botërore të jepet për fermerët se sa për të punësuarit”, ka thënë Morina.
Grupi parlamentar i LDK-së, edhe përkundër vërejtjeve, ka përkrahur këtë projektligj.
Nga ana tjetër, deputeti Liburn Aliu nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se ndryshimi i projektligjit ka të bëjë vetëm me krijimin e një agjencioni, që dëshmon për shmangie të përgjegjësisë nga ana e ministrisë.
Aliu ka thënë se Grupi parlamentar i Vetëvendosjes nuk e përkrah këtë projektligj, ndërsa ai i AAK-së e ka përkrahur këtë projektligj, siç ka vepruar edhe Koalicioni për Kosovë të Re.
Me 71 vota për, 8 kundër dhe 1 abstenim është votuar në parim plotësimi dhe ndryshimi i Ligjit për bujqësinë dhe zhvillimin rural.
Gjithashtu zëvendëskryeministrja, Mimoza Kusari- Lila, në emër të qeverisë, ka paraqitur një mocion, në të cilin mocion është kërkuar tërheqja e projkeligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për liritë fetare.
Shef i grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci ka përkrahur mocionin e qeverisë.
Nga ana tjetër, shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri ka thënë se LDK përkrah këtë mocion, por ka kërkuar nga ana qeverisë që të jap arsyetimet për tërheqjen e këtij projektligji.
“Ne nuk kemi asgjë të tërhiqet ky projekt ligj, por duhet të ketë një arsyetim. Të tërhiqet një projektligj pa u dhënë asnjë arsyetim është e pakuptueshme”, ka thënë Beqiri.
Ndërsa deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Alma Lama, nuk ka pranuar që ky projektligj të tërhiqet, sepse, siç ka thënë ajo, ai ky projektligj për diskutim është i vonuar.
“Lëvizja Vetëvendosje konsideron që ligji duhet të procedohet dhe mendojmë që ai është i vonuar për mënyrën se si funksionojnë bashkësitë fetare në Kosovë. Kosova është vendi ku kanë depërtuar shumë rryma fetare. Konsiderojmë që ligji duhet të sillet në kuvend që të debatohet”, ka thënë ajo.
Edhe grupet parlamentare të tjera kanë përkrahur tërheqjen e këtij projektligji.
Nga 93 deputet sa kanë qenë sallë, 55 kanë votuar për, 10 kundër dhe 5 deputet kanë abstenuar.
Gjithashtu në shqyrtim të dytë janë miratuar projektligji për rregullimin e tokës dhe ai për policinë. /kosovapress/