Hungaria dhe BE-ja në kërkim të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve
Rreth 10 mijë njerëz demonstruan në kryeqytetin e Hungarisë, në mbështetje të një radiostacioni të opozitës që është duke u mbyllur nga qeveria, mes një përplasjeje të qeverisë në Budapest me Bashkimin Evropian.
Ligji kundërthënës për formimin e këshillit të medieve është kritikuar nga faktori ndërkombëtar dhe Komisioni Evropian iu drejtuar me një letër javën e kaluar Hungarisë, për të shprehur shqetësimet e tij rreth lirisë së shtypit dhe pluralizmit, duke cituar rastin e stacionit Klubradio.
Javën e kaluar, kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, u zotua të ndryshonte ligjin e kontestuar, për të shmangur thellimin e mosmarrëveshjeve me Bashkimin Evropian.
Qeveria e Orban i ka kërkuar rreth 26 miliardë dollarë në ndihmë financiare Bashkimit Evropian dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, megjithëse Orban u përpoq ta anashkalonte çështjen e kërkesës kur foli para gazetarëve.