Krasniqi: Zotime nga Finlanda për bashkëpunim
Në një konferencë për shtyp, Krasniqi theksoi se gjatë kësaj vizite, e cila u bë me ftesë të kryetarit të Parlamentit të Finlandës, Sauli Ninisto, delegacioni i Kuvendit të Kosovës pati takime të frytshme me kryeparlamentarin finlandez, Ninisto, kryeministrin e Finlandës, Matti Vanhanen, kryenegociatorin për statusin e Kosovës, Martti Ahtisaari, i cili pareshtur angazhohet për njohje të reja nga shtetet e ndryshme të botës të pavarësisë së Kosovës, etj.
“Edhe me këtë rast nga udhëheqja e shtetit mik, Finlandës,u morën zotime për thellimin e bashkëpunimit të mëtejmë ndërmjet parlamenteve dhe institucioneve të tjera të dy vendeve. Për gjithë këtë kontribut që ka dhenë e po jep Finlanda për zhvillimin e proceseve të gjithëmbarshme, për gatishmërinë e këtij vendi për të ndihmuar Kosovën edhe në fusha të tjera , kemi shprehur mirënjohje të thellë ndaj Parlamentit dhe shtetit finlandez. Ne kemi nevojë për bashkëpunim të mëtejmë me të gjitha parlamentet evropiane për të përfituar nga përvojat e tyre drejt integrimit në Bashkimin Evropian”, theksoi kryeparlamentari Krasniqi.