Krasniqi dekretoi faljen e 103 të dënuarve
PRISHTINË- Presidenti në detyrë Jakup Krasniqi amniston me rastin e trevjetorit të pavarësisë së Kosovës 103 të dënuar. Krasniqi ka nxjerrë një dekret për faljen e dënimit të mbetur ose zvogëlimin e dënimit me burg për 103 persona, të cilët janë duke vuajtur dënimet në burgjet e Republikës së Kosovës, në bazë të aktgjykimeve të formës së prerë.
Dekreti është nxjerrë, duke u bazuar në nenin 90, në nenin 84, pika 29 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në nenin 5 të Ligjit për Falje, si dhe në Dekretin e Presidentit të Republikës së Kosovës, Nr. DF-001-2009, për Përcaktimin e Kritereve për Dhënien e Faljes Personave të Dënuar.
(e.m/koha/BalkanWeb)