Rusja Masha Pacolli zonja e parë e ardhshme e Kosovës
KOSOVË- Kandidati për president i Kosovës Behxhet Pacolli nuk është parë kurrë në shoqërinë e bashkëshortes së tij, as gjatë fushatës zgjedhore, e as në aktivitete tjera.
Madje as në shkrimet e shumta për biografin e tij nuk shkruan se kush është bashkëshortja e tij. Rasti i rrallë që Pacolli kishte përmendur bashkëshorten e tij, por pa emër, është njoftimi që ditë më parë ka bërë në “Facebook” për lindjen e djali të tij Diarit.
Mediat serbe kanë mundur të sigurojnë informacione për gruan e Pacollit duke i’u referuar një interviste të botuar në revistën kroate “Nacional” në vitin 2007. Shkrimi zbulon se bashkëshortja e kandidatit për president të Kosovës është Masha Pacolli, lindur në St. Petersburg të Rusisë, e cila tani është 33-vjeçare.
Zyra e shtypit e Behxhet Pacollit është treguar shumë e rezervuar ne nxjerrjen e informacioneve lidhur me jetën private të tij.
“Nuk mund të ju përgjigjem ne lidhje me këtë pa u konsultuar me z. Pacolli”: - është shprehur zëdhënësi i AKR-së, Arbër Geci.
Në librin biografik “Nga sfida në sfidë jeta, Behgjet Pacolli”, ai shkruan se ka katër fëmijë, tri vajza e një djalë, duke përfshi edhe dy vajzat nga martesa e parë, ndërsa fëmija i pestë i ka lindur në janar të vitit 2011. Por, ajo që tashmë dihet është se Pacolli për disa vite ka qenë i martuar edhe me shqiptaro-italianen Ana Oksa. Nëse Behgjet Pacolli merr miratimin e Kuvendit të Kosovës për president të vendit, rusja 33-vjeçarja Masha Pacolli do të jetë zonja e parë e Kosovës.
(e.m/koha/BalkanWeb)