Krasniqi kërkon që Sllovakia të njohë Kosovën

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi,
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi, ka kërkuar nga Sllovakia që ta njohë pavarësinë e Kosovës.
Ai këtë kërkesë e ka bërë gjatë një pritje që i ka bërë sot një delegacioni parlamentarësh nga Sllovakia, të cilët shoqëroheshin nga analistë, përfaqësues të shoqërisë civile, si dhe përfaqësues të mediave të këtij vendi të BE-së.
Krasniqi, para delegacionit nga Sllovaki, ka thënë se, Kosova është e gatshme për dialog me shtetin fqinjë Serbinë, për gjetur mundësit e bashkëpunimit me interesa të ndërsjella. Ai, gjithashtu, i ka informuar ata edhe me arritjet e Kosovës dhe të drejtat e komuniteteve. /Koha Ditore/
Përgatiti: E.L