Nano: Nuk tërhiqem nga gara

Fatos Nano
Fatos Nano ka lëshuar një tjetër komunikatë për shtyp pas tërheqjes së Xhezair Zaganjorit ka kandidimi për President. Duke përshëndetur aktin e tij, Nano konfirmon se nuk tërhiqet nga gara.
Fatos Nano do të tërhiqet nga gara vetëm në momentin kur rebusi dhe ngërçi i zgjedhjes së Presidentit do të marrë fund. Fatos Nano është zgjidhësi i krizës dhe i ngërçit, e si i tillë do të vazhdojë të qëndrojë i vetëofruar para Partisë Socialiste, deputetëve socialiste, kryetarëve të partive parlamentare, deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, thuhet në komunikatë.
Ish-kryeministri dhe ish-kreu i PS-së i ka kërkuar edhe njëherë liderit të opozitës që të mbështesë kandidimin e tij për President.
I bën thirrje e inkurajon Edi Ramën që së bashku me grupin kuvendor të PS, por edhe me të gjithë përfaqësuesit politike në Kuvend, kryetarët e partive të tjera kuvendore, ta gjejnë konsensusin tek dhe me Fatos Nanon. Fatos Nano është i vendosur të jetë mirëbesues deri në momentin e fundit.