E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Tërheqja e Zaganjorit, hap rrugën për kompromis. PD: PS po synon bllokimin

Edi Rama

Lideri i opozitës rithekson se Partia Socialiste është e gatshme për të zgjedhur një president konsensual. Edi Rama në një deklaratë për shtyp nga selia e PS-së theksoi se tërheqja e Xhezair Zaganjorit hap rrugë për kompromis. Rama u shpreh i gatshëm për të dialoguar me mazhorancën për zgjidhjen e ngërçit presidencial.

“Kemi vetëm një kërkesë dialog konstrukt pa parakusht dhe pa paragjykime për të miratuar një figurë konsensuale. Të zgjedhim presidentin e ri të republikës me votat e qeverisë dhe votat e opozitës. Çdo krizë ka dy medalje, nga një anë fytja në spirale dhe nga ana tjetër një rrugë e re, ne do të bëjmë gjithçka për këtë të dytën, tha kreu i PS-së.

Ai nënvizoi se zgjedhja e një presidenti konsensual do ti përbënte një shans të mirë për marrjen e statusit për anëtarësimin në BE. Para përfundimit të sesionit parlamentar të kërkojmë njëzëri statusin kandidat. Vetëm të bashkuar mund tia dalin kësaj sfide komplekse që nis me zgjedhjen e presidentit, u shpreh Rama.

Pak minuta pas kësaj deklarate, ka ardhur reagimi i Partisë Demokratike. Zëdhënësja, Silvi Bardhi, u shpreh se Partia Socialiste po synon bllokimin e procesit të zgjedhjes së Presidenti. Duke marrë shkas nga refuzimi i Xhezair Zaganorit, sipas PD-së pas kësaj fshihet bllokimi i procesit për marrjen e statusit kandidat.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›