Lala i përshtatet shkëlqyeshëm sistemit të ri të Hecking

Albania-sport.com (AS)- Kapiteni i Hanover 96, Altin Lala u aktivizua si zëvendësues në barazimin me Mainz (1-1), takim që u zhvilluar Jerez de la Frontera të Spanjës dhe që u ndoq nga rreth 100 shikuesë. Ky ishte dhe testi i dytë për Hanover 96 pas fitores 5-0 me Erzgebirge të Skerdilajd Currit. Kundr Mainz, Altin Lala hyri në lojë në minutën e 61 në vend të Balitsch, por ajo që kishte më shumë rëndësi është fakti i vlerësimit nga ana e trajnerit të Hanover, Dieter Hecking. "Altin është rikthyer fuqishëm dhe iu përshtat shumë mirë edhe sistemit të ri të lojës me dy numra gjashtë", pohoi Hecking, që shton se rezultati në miqësorë vlen shumë edhe për aktivizimin e kapitenit shqiptar në ndeshjet zyrtare të Bundesligës. Për Lalën kanë filluar edhe diskutimet paraprake për ripërtëritjen e kontratës që përfundon në fund të sezonit.