E Diel, 1 Nëntor 2026

Krasniqi nis vizitën katër ditore në Tiranë

Autori i Lajmit: Redaksia

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, të mërkurën, më 7 prill 2010, do të niset në një vizitë zyrtare katër ditëshe në Tiranë. Kreu i Kuvendit Krasniqi është ftuar nga Instituti i Studimeve Ndërkombëtare të Tiranës për të mbajtur fjalë në një veprimtari të Forumit Politik, në temën “Balancat e reja në Ballkan - e ardhmja evropiane”. Pjesëmarrës të kësaj veprimtarie do të jenë deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, politikanë, përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Shqipëri, të shoqërisë civile dhe të medias. Gjatë kësaj vizite kreu i Kuvendit, Krasniqi, do të takohet me Kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, dhe kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha. Vizita e Kreut të Kuvendit, Krasniqi, do të zgjasë deri më 10 prill.
Ky lajm është publikuar: 07/04/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›