Ahmetaj: Qeveria penalizoi shqiptarët
21/04/2010 Partia Socialiste e shqetësuar për borxhin publik
“Në janar, çdo familje është gdhirë me 10 mijë dollarë borxh”
“Borxhi publik i vendit ka arritur në fund të vitit 2009 në vlerën 6.6 miliardë dollarë, e thënë ndryshe, çdo familje në datën një janar 2010 është gdhirë më një borxh prej 8,700 dollarë, ndërsa çdo shqiptar në datën 1 janar është gdhirë me një borxh prej mbi 2000 dollarë”. Ky është konstatimi më i fundit i ardhur nga Partia Socialiste, lidhur me një veprim të tillë të Qeverisë “Berisha”. Ishte deputeti i kësaj partie, Arben Ahmetaj, ai i cili bëri dje publik një qëndrim të tillë të PS-së. Por ndërkohë, duke shkuar më tej në këtë linjë, Ahmetaj shtoi se “makutëria e këtij pushteti nuk mjaftohet me kaq. Edhe 38 mijë fëmijët e lindur në vitin 2009 i ka ngarkuar me një borxh prej 2000 dollarësh secili”. Sipas tij, rritja e borxhit është sa pesëfishi i rritjes së pensioneve e rrogave. “Sipas pritshmërive të Qeverisë, borxhi do të vazhdojë të rritet edhe këtë vit, ku çdo shqiptari do t’i shtohen 300 dollarë më shumë borxh, duke e çuar borxhin në fund të këtij viti për çdo familje prej katër vetësh në 10 mijë dollarë. Kjo tragjedi buxhetore vazhdon të përkeqësohet përditë, ndërsa Qeveria po shpenzon gjithmonë më shumë nga sa arrin të mbledhë të ardhura nga taksat. Qeveria refuzon të kuptojë ndryshimin mes Shqipërisë reale dhe asaj virtuale”, vuri në dukje deputeti socialist Ahmetaj. Sipas tij, këto janë arsyet përse në datën 30 prill shqiptarët do të protestojnë masivisht kundër një Qeverie, që më 28 qershor u vodhi votat.