Privatizimi i trojeve, mazhoranca qetëson ish-pronarët
21/04/2010 Komisioni i Ligjeve diskuton draftin që synon pagimin e taksës vjetore
Ligji që parashikon taksim vjetor të truallit shtetëror për përdorimin ose privatizim të tij, nuk prek çështjet të cilat zgjidhen me ligjin për kthimin dhe kompensimin e pronës. Garancinë e ka dhënë dje kryetari i komisionit të Ligjeve, Ilir Rusmali, pas shqetësimit që ngritën disa nga deputetët e djathtë për këtë çështje dhe vetë projektin në tërësi. “A është menduar për të drejtën e parablerjes së truallit nga pronarët e vjetër? Apo ç’ndodh me truallin e një ish-pronari, mbi të cilin është një objekt privat?”, ishte thelbi i disa pyetjeve të drejtuar nga deputetët Pavlina Hoti dhe Edi Paloka gjatë diskutimit të draftit. Përgjigjja erdhi fillimisht nga përfaqësuesja e Qeverisë, Rudina Karamuço. “Projekti bën fjalë për troje të regjistruara si shtetërore, mbi të cilat nuk figurojnë pronarë”, tha ajo. Në përsëritje të shqetësimit, këtë pikë e ka sqaruar edhe kryetari i komisionit. “Ligji për kthimin dhe kompensimin e pronës i ka zero pikat e takimit me projektin që ne po diskutojmë. Nuk ka asnjë shans që në këtë projekt të përfshihen edhe subjektet e shpronësuara. Ligji i pronave përjashton nga procesi i kthimit dhe i kompensimit të pronave pikërisht këto subjekte që parashikohen në ligjin që kemi përpara”, theksoi Rusmali. Sipas tij, të gjitha shqetësimet e kolegëve të tij deputetë i ka zgjidhur në mënyrë përfundimtare ligji për kthimin dhe kompensimin e pronës. Përjashtimi i disa kategorive nga zbatimi i këtij ligji, mes të cilave edhe trojet turistike, ishte një tjetër shqetësim i deputetit të PD-së, Fatos Hoxha. “Në parim unë jam kundër këtij përjashtimi, pasi ligji që miratuan para pak kohësh për këto troje, nuk kam besim se do të zbatohet plotësisht, prandaj nuk mendoj se duhet t’ia mbyllim shtigjet zgjidhjes së tij me këtë ligj”, tha ai. Shqetësimi i tij gjithashtu gjeti zgjidhjen nga kryetari i komisionit, Rusmali, i cili e sugjeroi kolegun e tij demokrat të bëjë amendime në ligjin për trojet turistike. “Përjashtimi nga zbatimi i këtij ligji i trojeve turistike është zgjedhje e hartuesve të ligjit. Po pate dyshim për zbatimin e ligjit për trojet turistike, hajde të amendojmë pikërisht atë ligj”, tha ai. “I pakënaqur” me këtë projekt u deklarua edhe ish-ministri i Drejtësisë, Enkeljed Alibeaj, për përfshirjen në të edhe të trojeve që përdoren nga persona juridikë tregtarë. Ai u deklarua kundër konceptit të parashikuar me ligj, sipas të cilit, e drejta e përdorimit të këtyre trojeve jepet jo më me kontratë, por me anë të këtij ligji. Shqetësimi i fundit ishte ai i taksës së ish-ministrit tjetër të Drejtësisë, Aldo Bumçi, lidhur me nivelin e taksës, shqetësim i cili do të marrë përgjigje në mbledhjen e sotme, kur do të vijojë diskutimi i neneve të tjera. Pavarësisht të gjithave, Karamuço sqaroi se qëllimi i ligjit është privatizimi i trojeve nën ndërtime private. Taksa vjetore
Personat fizikë dhe juridikë që kanë në përdorim trojet shtetërore të përfituara nga procesi i privatizimit të ndërtimeve mbi të, do t’i paguajnë shtetit një taksë vjetore për të drejtën e këtij trualli ose do ta blejnë atë. Niveli i taksës do të jetë në vlerën 10 % të vlerës së truallit në përdorim. Nga zbatimi i ligjit përjashtohen trojet turistike, objektet dhe trojet e pranuara në proces legalizimi apo mbi trojet shtetërore të dhëna me qëllim investimi mbi to. Nga të ardhurat e privatizimit, 75 % i shkojnë buxhetit të shtetit dhe 25 % pushtetit vendor.
Kush preket nga ligji?
Trojet e paprivatizuara: të ndërtesave të privatizuara sipas ligjit nr. 7512 “Për sanksionimin dhe mbrojtjen e pronës private”, (të shfuqizuar) sipas gentplaneve në momentin e privatizimit; të ndërtesave të shitura nga ndërmarrjet shtetërore para hyrjes në fuqi të ligjit nr. 7512; mbi të cilat janë ndërtuar ndërtesa mbi bazën e lejeve të ndërtimit të lëshuara nga komitetet pluraliste të këshillave në periudhën e funksionimit të tyre; dhe për trojet në përdorim të personave juridikë tregtarë në përputhje me parashikimet e vendosura nga ligji i veçantë.
Pagesa me këste
Projekti ofron mundësinë e pagimit të truallit me këste. Nëse subjekti që kërkon të privatizojë truallin shtetëror ndodhet përpara pamundësisë për të paguar menjëherë, ai mund të kërkojë lidhjen e një marrëveshjeje për pagesë me këste, kohëzgjatja e së cilës nuk mund të jetë më shumë se dy muaj. Parashikohet edhe falje e qirave të papaguara për truallin në përdorim nga individë që i nënshtrohen taksimit për të drejtën e përdorimit të truallit shtetëror, por mosrespektimi i afateve rikthen detyrimin për pagesën e qirave të papaguara.