E Diel, 1 Nëntor 2026

Krasniqi nuk e ka shkelë Kushtetutën

Nga Express më 14 dhjetor 2010 në ora 20:33

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vlerësuar se nuk ka ndonjë ndalesë për ushtruesin e detyrës së presidentit të vendit në kryerjen e funksioneve të partive politike, të përmendura në Nenin 88.2 të Kushtetutës.

Në seancën e mbajtur më 14 dhjetor, Gjykata Kushtetuese ka diskutuar mbi referimin e Jakup Krasniqit, u.d. i presidentit të Kosovës, në lidhje me atë nëse ushtrimi i postit të presidentit të Kosovës dhe sekretarit të përgjithshëm të PDK-së bie ndesh me Kushtetutën.

Gjykata ka bërë të ditur se mbajtja dhe ushtrimi i përkohshëm i funksioneve të presidentit të Republikës së Kosovës dhe në të njëjtën kohë duke ushtruar pozitën e Sekretarit të Përgjithshëm të PDK-së nuk është në kundërshtim me Kushtetutën.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›