E Diel, 1 Nëntor 2026

Krasniqi, nuk përjashton zgjedhjet e jashtëzakonshme

Krasniqi, ka tërhequr vërejtjen se vendi gjendet në një situate të rëndë dhe sipas tij, partitë politike duhet të mblidhen dhe te vendosin bashkë për një zgjidhje të përshtatshme.
 

“Në Kosovë është krijuar një realitet i ri dhe kësaj pune duhet me i gjet zgjidhje shumë shpejt se kështu nuk bënë me vazhdu”, ka thënë Krasniqi.
 

Krasniqi deklaroi se nuk është ne dijeni për veprimet apo takime qe është duke i mbajtur AKR-ja, e cila përmes një deklarate ka bërë të ditur se po e shqyrton mundësin e daljes nga koalicioni me PDK-në.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›