Krasniqi qëndron në Bruksel
Nga Express më 12 korrik 2011 në ora 09:49
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi sot e fillon vizitën zyrtare në Parlamentin Evropian, me ç’rast gjatë qëndrimit atje deri më 14 korrik do të zhvillojë takime të shumta.
Të mërkurën, Krasniqi do të takohet me Eduard Kukan, kryetar i Delegacionit për marrëdhënie me Shqipërinë, Bosnjë e Hercegovinën, Serbinë, Malin e Zi dhe Kosovën.
Gjatë qëndrimit në Bruksel, kryetari i Kuvendit të Kosovës pritet të takojë edhe anëtarë tjerë të Parlamentit Evropian.
Kryetari Krasniqi do të shoqërohet nga Bilall Sherifi, këshilltar i lartë politik dhe Skender Reçica, këshilltar për protokoll dhe marrëdhënie ndërkombëtare, njofton Zyra për media dhe marrëdhënie me publikun.