E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbët e Kosovës kundra marrëveshjeve Kosovë-Serbi

PRISHTINE- Serbët e Kosovës thonë se hedhin poshtë marrëveshjen e ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, sepse ajo njeh ‘pretendimet e Kosovës për shtetësi’.

Mediat bëjnë me dije se rreth 600 përfaqësues të komunave serbe kanë miratuar një dokument, në të cilin thuhet se ‘marrëveshja ishte një akt i tradhtisë kombëtare dhe kundër interesave të shtetit’.

Ata, po ashtu, i kanë bërë thirrje Beogradit të ndërpresë bisedimet me Prishtinën dhe të ndalojë bashkëpunimin me misionin e EULEX-it.
(e.m/rel/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›