Krasniqi takon kryetarin e Parlamentit belg

Nga Express më 15 prill 2011 në ora 10:32
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, është takuar me homologun e Parlamentit e Belgjikës, André Flahaut.
Në takim janë konfirmuar marrëdhëniet e mira midis dy parlamenteve, kryetarët e të cilëve edhe më parë kanë këmbyer vizita zyrtare.
Krasniqi dhe Flahaut janë pajtuar që të thellohen marrëdhëniet ndërmjet parlamenteve, dhe kanë theksuar nevojën e formimit të grupeve parlamentare të miqësisë dhe të takimeve të deputetëve të të dyja parlamenteve, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Zyra e Kryetarit të Kuvendit.