E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dite flijimesh, dy viktima

Varferia dhe depresioni, dyshohen si shkaqet e dy veteflijimeve te ndodhura ne Fushe-Kruje dhe Elbasan, brenda 24 oreve te fundit. Nje 47-vjecare ka nderruar jete ne spital pas disa oresh terapie intensive, si pasoje e vetehelmimit me fostoksine, kurse nje grua 42- vjecare ka tentuar flijimin po me te njejtin helm dhe ndodhet ne koma ne spital. Policia nisi hetimet per te dyja ngjarjet dhe deklaroi se Agim Roda, vuante nga problemet psikologjike te shkaktuara nga papunesia dhe varferia, kurse Emine Muca vuante prej disa vitesh nga nje depresion mendor.

Fushe-Kruje

Ngjarja e pare ka ndodhur ne lagjen "Kastriot" te qytetit te Fushe-Krujes oret e vona te mbremjes se marte, kur 47-vjecari Agim Roda, duke perfituar nga vetmia ne banese, si dhe i gjendur ne kushte depresioni, ka konsumuar nje sasi te konsiderueshme fostoksine, duke i dhene fund jetes. Mjeket thane se viktima kishte pire 3 kokrra fostoksine dhe mbajtja ne jete ishte e pamundur. Roda u gjet nga te afermit ne dhomen e tij te gjumit, ne koma. Fillimisht ai eshte derguar ne spitalin e Krujes dhe me pas ne Spitalin Ushtarak te Tiranes, per mjekim me te specializuar. Me gjithe ndihmen e shpejte te mjekeve, 47- vjecari ka nderruar jete rreth ores 24:00. Sipas familjareve, Agimi kishte disa muaj qe shfaqte dobesi mendore, te shoqeruara me depresion. Gjithashtu po nga deshmite e familjareve te dhena grupit hetimor, mesohet 47-vjecari jetonte ne kushte te veshtira ekonomike, qe mendohet te jete edhe shkaku kryesor i flijimit. Grupi i eksperteve keqyri trupin e te ndjerit, por nuk konstatoi asnje shenje dhune, duke hedhur poshte cdo dyshim per vrasje te mundshme. Pas autopsise, trupi i eshte dorezuar familjareve per ceremonine mortore.

Elbasan

Pa kaluar disa ore dhe ngjarja e dyte do te shenohej ne Elbasan. Emine Muca 42-vjece, e ndodhur e vetme ne banese, ne lagjen "5 Maji", eshte vetehelmuar oret e para te dites se djeshme, duke perdorur nga goja helmin vdekjeprures fostoksine. Sipas te dhenave te para hetimore, akti ka qene i paramenduar. Mesohet se me pare gruaja ka siguruar helmin dhe duke perfituar nga vetmia e ka kaperdire, pa menduar me pas pasojat. Ajo u gjet ne gjendje te rende shendetesore nga fqinjet e saj. Mjeket thane se 42-vjecarja ndodhet nen kujdesin e tyre. Sipas grupit hetimor, shkak per ndermarrjen e ketij veprimi ka qene gjendja e rende psikike e gruas. Te njejtat burime cituan se prej disa kohesh, Emine Muca vuante nga depresioni. Prokuroria ka ngritur ceshtjen penale te "shkaktimit te vetevrasjes".

E. Arapi/ F.Salliu


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›