E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrudho perseri ne 20shen e Chievos

Nga Kastriot Gjini
Eshte thirrur perseri ne 20shen e Chievos, lushnjari Xhulian Rrudho. Mesa duket prezantimi i mire dhe goli i shenuar prej tij ne ndeshjen e kontrollit kunder skuadres se te rinjeve, ja kane mbushur mendjen trajnerit Del Neri, i cili e ka futur ne 18 e anti Kaljarit dhe sulmuesin 20 vjecar shqiptar. Kjo do te jete hera e dyte qe Rrudho thirret ne 20. Kujtojme se hera e pare ishte ne ndeshjen qe Chievo zhvilloi ne stadiumin e Milanit, San Siro ku dhe Rrudho beri debutimin e tij me fanellen e skuadres se pare te Chievos, ne nje ndeshje zyrtare. Zera thonin se Rrudho do te jete ne 18 per te zevendesuar Bogdanin nese ai do te mungonte, por keto i hodhi poshte trajneri i Chievos Del Neri, i cili me ftesen e tij, la te kuptohet se Rrudho ka vendin e tij ne kete skuader. Kete te diele ka mundesi te shohim dyshen shqiptare ne sulmin e Chievos, gje kjo qe do te ndodhe per here te pare, sepse as ne miqesore dy sulmuesit shqiptare nuk jane aktivizuar asnjehere si dyshe sulmi. Me hollesisht, emrat e te thirrurve per ndeshjen kunder Kaljarit: Bogdani, Brighi, Cesar Prates, Cozzolino, Concetti, Italiano, Kosowski, Lanna, Mandelli, Mantovani, Marchese, Marcolini, Moro, Pellissier, Rickler, Rrudho, Scurto, Semioli, Squizzi, Troiano.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›