LDK: 17 shkurti, dita e aspiratës shekullore
Prishtinë-Kryesia e Lidhjes Demokratikë të Kosovës ka përshëpndetuar qytetarët e Kosovës, në një vjetorin e shpalljes së Pavarësisë, duke e cilësuar 17 shkurtin e një viti më parë si "një ditë që shënoi realizimin e aspiratës shekullore të popullit kosovar për të jetuar i lirë". "17 shkurti i vitit 2008 shënoi realizimin e ëndrrës së shqiptarëve të Kosovës për të jetuar në harmoni me vlerat e qytetërimit perëndimor, në harmoni me standardet euroatlantike, brenda të cilave kultura dhe identiteti nacional bashkëjetojnë dhe solidarizohen me kultura e me identitetin nacional të të tjerëve", thuhej në deklaratën për shtyp që i referohej dhe udhëheqësit të saj, Dr. Ibrahim Rugovës, i cili për më shumë se një dhjetëvjeçar e gjysmë e njohu dhe e udhëhoqi vullnetin e qytetarëve të Kosovës për liri politike drejt synimit madhor, shtetndërtimit.
LDK përshëndeti, përmes kësaj deklarate, dhe sakrificën e popullit të Kosovës, ndihmën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, si dhe të qytetërimit botëror."Njohja nga këto vende dëshmon se pavarësia e Kosovës, sikur e thoshte edhe Dr. Rugova, qetëson Evropën Juglindore dhe siguron stabilitet afatgjatë në rajon”, thuhej në deklaratën e LDK-së, duke pasur parasysh njohjen nga Shtetet e Bashkuara.