Piktorja kosovare,Ardiana Shasivari çel ekspozitën me 30-piktura
Piktorja nga Kosova Ardiana Shasivari Kika ka hapur një ekspozitë pranë galerisë Ibrahim Kodra. Piktorja kishte sjellë për publikun 30 piktura të cilat kishin për bazë motive figurale .Çfarë spikat në pikturat e saj janë flutura mbreterore dhe nudizmi femrore. Motive i fluturës nga ana e historisë së artit, është bërë për të trajtuara tema të ndryshme, si gëzimi ,inspirimi vdekja apo ringjallja. Për sa i përket motivit të fluturës piktorja Ardiana Shasivari Kika u inspirua nga kultura e maorëve gjatë një vizite në Zelandën e Re, që sipas kësaj kulture, flutura përfaqëson shpirtin. Piktorja nga Kosova nëpërmjet figurës së fluturës mundohet të paraqesi gjallërinë, jetën , e cila vërehet sidomos në veprën e saj flutura mbreterore, ku fluturat janë paraqitur duke u munduar të gjejnë vendin e tyre sikur të ishin të gjalla mbi pëlhurë.Sipas piktores paraqitja e fluturave në veprat e saj paraqet vetë natyrën e femrës. Në pikturat e Ardianës nuk paraqitet vetëm flutura, por edhe figura e femrës nudo. Flutrat të cilat rrethojnë femrat nudo në pikturat e saj kanë një domethënie shumë të madhe pasi e paraqesin figurën e femrës si parafytyrim i bukurisë hyjnore.