E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kredi kursimi, per te shpenzuar me pak energji

Perfito me shume duke shpenzuar me pak - eshte shume e mire per te qene e vertete?

Jo aspak, eficienca e energjise te ben te perfitosh me shume me te njejten ose me me pak pune. Per te qene me te sakte, eficience energjie do te thote reduktim i energjise elektrike dhe i formave te tjera te konsumit te energjise nepermjet ruajtjes ose permiresimit te kushteve te punes dhe te jeteses, cilesise se sherbimit ose procesit te prodhimit.

Lajmi i mire eshte se ne mund te jemi te gjithe me eficient ne energji dhe keshtu, te perfitojme me shume duke bere me pak. Ne mund te behemi me shume eficiente ne energji nepermjet ndryshimit te sjelljes tone ose nepermjet investimit ne parametra teknike dhe pajisje te eficiences se energjise te cilat konsumojne me pak energji.

Perfitimet konkrete te eficiences se energjise jane te trefishta. Se pari, eficenca e energjise mund te na beje te harxhojme me pak energji elektrike si edhe energji te tjera, per te cilat ne na duhet te paguajme. Nese e zevendesoni llamben tuaj me nje llambe eficiente ne energji, per shembull me llambe fluoreshente, ju mund te kurseni deri ne pothuajse 5 000 leke nga jetegjatesia e llambes se re. Prandaj me cmimet e energjise elektrike gjithnje ne rritje eficienca e energjise eshte nje zgjidhje e zgjuar per te mbajtur ne nivele sa me te uleta faturen tuaj te energjise. Se dyti, eficienca e energjise kontribuon ne nje rritje te komoditetit apo kushteve tuaja te jeteses. Nje shtepi me izolim me te mire ju mban fresket ne vere dhe ngrohte ne dimer.

Se fundmi, me me shume eficience energjie ne (indirekt) mbrojme mjedisin pasi perdorim me pak burime natyrore dhe ndotim me pak. Nepermjet instalimit te paneleve diellore per ngrohjen e ujit ne nuk perdorim me energji qe ndot mjedisin ose lende djegese si benzina per ngrohjen e ujit te depozitave per pjesen me te madhe te vitit dhe keshtu ne jo vetem kursejme para por edhe reduktojme rrezatimet e demshme.

Nese po mendoni te rinovoni shtepine tuaj, ka shume mundesi per te qene eficient ne energji. Zevendesimi i te gjitha llambave tuaja me llamba eficiente ne energji mund t'ju kurseje mijera leke nga jetegjatesia e tyre. Kjo vlen edhe per ndermarrjet e vogla dhe te mesme te cilat kane shume mundesi terheqese investimi ne parametra teknike dhe pajisje te eficences se energjise duke i bere keshtu proceset, produktet dhe sherbimet e e tyre me eficiente.

Prandaj mos hezitoni, merrni iniciativen dhe perfitoni me shume me me pak!


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›