Te perndjekurit, qeveria nxjerr udhezim te ri
Denisa Xhoga
Qeveria nxjerr nje udhezim te ri per procesin e shperndarjes se demshperblimit te ish-te perndjekurve politike. Keshtu, pjesa me e madhe e dosjeve qe kane dorezuar ish-te perndjekurit ndodhen ne fazen e dyte te procesit te shqyrtimit. Per keto dosje pergjigjja e pare nga Ministria e Drejtesise ishte qe dosja duhej plotesuar me te tjera dokumente. Per te gjithe keta persona nisi nje pune e dyte, duke shkuar serish neper institucione shteterore per te marre dokumentet e nevojshme. Por, burime zyrtare prane Ministrise se Drejtesise bejne te ditur per gazeten "Koha Jone", se udhezimi ne fjale do te jete pikerisht per kete kategori qe ende nuk iu ka kaluar dosja ne shqyrtim ne themel. Ne kete udhezim, Ministria e Drejtesise njofton te gjithe qytetaret qe kane aplikuar per te perfituar demshperblim financiar bazuar ne Ligjin nr. 9831, date 12/11/2007 "Per demshperblimin e ish-te denuarve politike te regjimit komunist", se "aplikantet, te cilet marrin njoftime per plotesim dokumentesh apo plotesim formularesh te vetedeklarimit ne pergjigjen e tyre duhet te percaktojne numrin e dosjes dhe daten e regjistrimit te saj". Ky element eshte shume i rendesishem, sepse ndikon ne perfshirjen e menjehershme te dokumentacionit plotesues ne dosjen perkatese. Paraqitja e dokumentacionit plotesues pa numrin e dosjes e ben pothuajse te pamundur identifikimin e dosjes konkrete per shkak te numrit te madh te tyre qe ndodhen per shqyrtim prane Ministrise se Drejtesise. Aplikantet, qe nuk kane marre pergjigje nga Ministria e Drejtesise per shkak te adreses se gabuar apo shkaqe te tjera do te ndihmohen nga sektori i trajtimit te kerkesave te ish-te denuarve politike, ne Ministrine e Drejtesise.